Baton Haxhiu: Vjosa, Donika dhe dy burrat e tyre banalë po duan ta njollosin UÇK’në

Publicisti dhe gazetari, Baton Haxhiu nëpërmjet një kolumne ka shkruar për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe për ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz dhe për dy burrat e tyre duke thënë se po tentojnë ta përmbysin rrëfimin për lirinë, shkruan Gazeta Metro.

“Vjosa, Donika dhe dy burrat banalë dëshirojnë ta përmbysin rrëfimin për lirinë.”, shkruan ndër të tjera Haxhiu.

“Prandaj, për dy burrat banalë dhe Vjosën e Donikën, duhet një rikujtim historie. Dhe për Glaukun e heshtur, për të cilin rrugës e mësova që është butaku më i dijshëm e VV-së. Por, fatkeqësia e dijes së tij është mungesa e karakterit. Është e kotë. S’i hyn në punë askujt. As atij.”, shkruan Haxhiu.

Haxhiu gjithashtu ka thënë se njollosja e UÇK’së nga Vjosa Osmani, Donika Gërvalla dhe burrat e tyre ka për synim relativizimin e faktit që në atë luftë të pabarabartë kishtë një viktimë dhe një agresor.

“Prandaj, Vjosë, Donikë dhe ju dy burrat banalë, në diskursin që synon ta njollosë UÇK-në dallohet qartë tentimi për ta relativizuar faktin që në atë luftë të pabarabartë kishte një viktimë dhe një agresor.”, shkruan Haxhiu. /gazetametro.net