25-11-2024

Britani, ilaçi i ri ofron imunitet të menjëhershëm

Shkencëtarët britanikë po eksperimentojnë një ilaç të ri që mund të pengojë ata që janë ekspozuar ndaj koronavirusit që të zhvillojnë sëmundjen, sipas The Guardian.Terapia me anti trupa do ti jepte një imunitet të menjëhershëm dhe mund të përdoret si trajtim emergjence për pacientët e shtruar në spital apo kategoritë në rrezik. Ilaçi është krijuar nga University College London Hospital dhe nga AstraZeneca.

Ai do të mbrojë nga virusi për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.Koktejli i antitrupave mund të garantojë një mbrojtje nga koronavirusi- thonë shkencëtarët. Nëse do të miratohet ai do ti jepet personave që janë ekspozuar ndaj virusit në tetë ditët e mëparshme. Studimi përfshin edhe disa spitale të tjera britanike dhe një rrjet prej 100 spitalesh në të gjithë botën.

Nëse do të marrë dritën jeshile, mund të vihet në dispozicion për përdorim duke filluar nga periudha mars-prill. Mbrojtja e menjëhershme që garanton ilaçi, shkruan e përditshmja britanike, mund të luajë një rol thelbësor në reduktimin e pasojave të virusit deri sa të gjithë të vaksinohen.Avantazhi i këtij ilaçi është që të garanton antitrupa të menjëhershëm – shpjegon Katherine Houlihan, virologe. Pjesëmarrësit në eksperimentim sidoqoftë mund të marrin vaksinën por nuk mund ti garantojmë që do ti mbrojë nga sëmundja sepse tashmë është vonë. Vaksinat aktuale nuk krijojnë imunitet para një muaji./ Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.