Bunjaku rikthehet te Bashkimi
Bashkimi ka njoftuart se ka transferuar basketbollistin Valon Bunjaku.
Ai u rikthye te skuadra prizrenase pas dy viteve, pasi në dy sezonet e fundit luajti te Golden Eagle Ylli, ku pati paraqitje fantastike.
26-vjeçari ishte pjesë e Bashkimit edhe gjatë sezonit 2021/22.
Bunjaku në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Sigal Prishtinës./IO