Burgim hajdutit që vodhi nënën, e gjobë argjendarit që bleu arin e vjedhur
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale S.Ç. nga Prizreni, dhe e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, dhe veprës penale blerje,pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara gjatë kryerjes së veprës penale ia ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300 euro .
Në aktgjykimin e shpallur thuhet se me 30.01.2017, rreth orës 16.00 në Prizren në shtëpinë e tij familjare, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarës me iniciale H.Ç. nënës së tij, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm kur anëtarët e familjes nuk ishin në atë shtëpi ( ngase përkohësisht jetojnë në një shtëpi tjetër), i merre çelësat e derës hyrëse të shtëpisë dhe me përdorimin e forcës, me kaçavidë e hap valixhet, që ishte me kod, nga aty merr unaza të arit me vlerë prej 300 euro dhe të njëjtat i shet në argjendarinë (Baki) në Prizren.
Të akuzuarin e dytë me iniciale B.M. nga Prizreni, Gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, dhe veprës penale blerje, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara gjatë kryerjes së veprës penale i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 300 euro .
Kjo për shkak se me 31.01.2017 në orët e mëngjesit në Prizren në lokalin e tij, pranon fsheh pasurinë për të cilën ka mundur ta dijë se është përfituar me kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që nga i pandehuri i parë blen dy unaza vlera e të cilave ishte 300 euro, ndërsa ky i blen në vlerë prej 90 euro.