22-07-2024

Burri nga Prizreni e rrahu brutalisht gruan e tij, arrestohet nga Policia

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur së fundmi në Prizren, ku një vajzë është rrahur brutalisht. I dyshuari, që s’dihej fillimisht nëse është partneri i saj, e sulmon brutalisht derisa e rrëzon përtokë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Policia e kanë konfirmuar për Sinjalin se janë aktivizuar dhe kanë arritur t’i identifikojnë palët e përfshira.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për një çift, burrë e grua – të cilët aktualisht ndodhen në stacion policor dhe po intervistohen.

Sipas informacioneve të para, çifti janë nga komuniteti rom.

Asnjë koment

Comments are closed.