Burri nga Suhareka i bën për spital familjarët e tij, i rrah dy femra e një mashkull
Një rast i pazakontë i dhunës në familje është raportuar para dy ditësh në Suharekë.
Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht tre të dyshuar, dy femra dhe një mashkull të gjithë kop9sovarë, me ç ’rast u ka shkaktuar lëndime trupore.
Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari-arrestuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet