“Business Forum Prizren” me panairin synon punësimin e të rinjve
Sipas tyre, në këtë organizim nuk do të mungojnë as mysafirët nga rajoni. Qëllimi i këtyre aktiviteteve, sipas drejtuesve të “Business Forum Prizren” është nxitja e investimeve respektivisht rritjes ekonomike në Kosovë, si dhe punësimi i të rinjve në bizneset e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Nënkryetari i “Business Forum Prizren”, Ideal Qollaku, gjatë një takimi me miqtë e këtij forumi ka pohuar se ngjashëm sikurse në vitet e shkuara kjo organizatë më 20-22 shtator do të mbajë “Panairin e punësimit për të rinj – Prizren 2019”.