25-04-2024

Ndodh në Prishtinë: Hyn ta provojë veturën, e vjedh para syve të pronarit

Mbrëmë në Prishtinë është vjedhur një veturë Golf 3, dhe atë para syve të pronarit.Është bërë e ditur nga një qytetar se mbrëmë në Prishtinë është vjedhur vetura e tipit Golf 3, përderisa personi i dyshuar ka hyrë që ta provojë veturën, të cilën më pas e ka vjedhur në prani të pronarit.Qytetari i cili e ka paraqitur rastin beson se personi i dyshuar është nga Obiliqi dhe në rrjetin social ka postuar fotografi edhe të veturës së vjedhur.

Më poshtë keni fotografitë e veturës Golf 3.

Asnjë koment

Comments are closed.