23-09-2019

“Erdhi Tita”, nënkryetari i AAK-së tallet me sloganin e VV-së

Kandidati i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njëherësh nënkryetari i kësaj partie, Erolld Belegu, është tallur me sloganin e VV-së për zgjedhje “Erdhi Dita”, duke e shndërruar atë në “Erdhi Tita”, në një postim të tij në Facebook.

Këtë, si duket e ka bërë për shkak të premtimeve të Kurtit për krijimin e shërbimit obligativ ushtarak.

Në një intervistë për DPT te Fidani, Belegu thotë që shërbimin e obligueshëm ushtarak siç propozon VV-ja e ka Koreja Veriore, Kuba, Kina e Rusia, duke e krahasuar me Enver Hoxhën e Josip Broz Titon. /GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.