Caktohet udhëheqësi i ri në Spitalin e Prizrenit
Dr. Hasan Arzoallxhiun, është caktuar të udhëheq me Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Në njoftimin nga Spitali, thuhet se ky vendim është marrë të premten, nga Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, raporton Gazeta e Prizrenit.
Caktimi i Arzoallxhiut bëhet pasi drejtoresha ekzekutive Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” të Prizrenit, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, dje, nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së është caktuar të udhëheq me SHSKUK-në në pozitën e drejtorit të përgjithshëm.
Arzoallxhiu nga qershori i vitit 2022 ka ushtruar detyrën e drejtorit mjekësor të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, ndërsa në këtë pozitë ka ardhur nga pozita e shefit të repartit të oftalmologjisë. /Gazeta e Prizrenit /