05-03-2025

Kryesore

Pezullimi i vizave për Kosovën? Deklarata e fundit e deputetit gjerman

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë, njëherit deputet, Michael Roth, e ka komentuar deklaratën e presidentit të Francës Emmanuel Macron, rreth pezullimit të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Roth tha se nuk e sheh të mundur pezullimin e vizave për kosovarët, duke shtuar se kancelari gjerman Olaf Scholz […]

Prizreni dikur më i njohur në Ballkan për prodhimin e pushkëve

Prizreni ishte dhe është njëri nga qytetet që e ka ruajtur dhe kultivuar traditën e zejeve të ndryshme, në mesin e të cilave edhe atë të armëpunuesve apo tyfekxhinjve që aktualisht kjo zeje e punimit të armëve është shuar plotësishtë. Tyfekxhinjtë apo siç njihen ndryshe me emërtimin pushkëprodhuesit e Prizrenit, kishin prodhuar armë të ndryshme: […]

Aksident në ‘Rrugën e Kombit’, vetura me targa të Kosovës e godet për vdekje kalimtarin

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Kukës-Morinë në afërsi të uzinës. Mësohet se një automjet me targa të Kosovës ka goditur një kalimtar, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet. Ndërkohë për shkak të aksidentit si edhe kthimit të shqiptarëve të Kosovës […]

MASHT me njoftim rreth subvencionimit të teksteve shkollore

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka njoftuar se deri tani janë proceduar për pagesë 130 mijë aplikantë për subvencionimin e teksteve shkollore. Ai tha në fillim të javës së ardhshme do të procedohet edhe pjesa tjetër. “Nga MAShTI janë procesuar për pagesë pas verifikimit 130,000 aplikantë dhe në fillim të javës së ardhshme do të […]

Rriten çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e derivatëve të naftës në Kosovë vazhdojnë të rriten. Aktualisht çmimi për Diesel është nga 1.43 cent deri në 1.51 cent. Ndërkaq çmimet për Benzin sillen nga 1.43 cent deri në 1.48 cent. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani ka thënë për “Indeksonline”,  se nga java e kaluar ka pasur një […]

Prizren: Paraburgim të dyshuarit që theri me thikë një person

Gjykata Themelore në Prizren, të premten, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit R.Xh. i cili nga Policia e Kosovës është arrestuar për therjen me thikë dy herë në pjesën e gjoksi të dëmtuarin M.B. dhe në pjesë të ndryshme vitale të trupit M.B. Përmes […]

Kërkoheshin nga INTERPOL- arrestohen dy persona

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, gjatë kësaj jave ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët kërkoheshin me urdhër-arrest ndërkombëtar. Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin: P.J., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), i cili ishte i kërkuar përmes INTERPOL-it nga një shtet […]

Këta janë asistentët e angazhuar nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, paga 600 euro (Dokument)

  76 deputetë të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë politike, kanë angazhuar deri më tani  asistentë personal, pagat e të cilëve janë 600 euro. Kjo i është mundësuar 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me rregulloren e re, e cila i mundëson që secili deputetët të ketë nga një asistentë, konkretisht zyrtar ekzekutiv […]

Prizren: Theret me thikë një 21-vjeçar, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, e në përdorim të mjeteve të mprehta e armëve të zjarrit. Një rast i tillë i tentim vrasjes ka ndodhur në orët e para të së enjtes, në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, ku për pasojë një 21-vjeçar ka mbetur i therur me thikë, raporton […]

Ja si ndodhi vrasja në Arbanë, deklarohet i dyshuari Gashi

Gjykata Themelore në Prizren, të mërkurën ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit Aziz Gashi, i cili po dyshohet për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren. Përmes një komunikate për medie, Gjykata ka njoftuar se të dyshuarit Gashi i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji dhe atë nga 4 shtatori 2023 deri më 4 tetor 2023, raporton “Betimi […]