26-04-2024

Kryesore

Suharekë: Vjedhje e rëndë në një xhami, ‘avullohet’ arka e ndihmave pas namazit të xhumasë

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpesh herë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë, e sidomos arkave të cilat vendosen me para të dedikuara për bamirësi, raporton Gazeta Sinjali. E një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në xhaminë e fshatit Reqan të Suharekës, ku një person […]

Kritika rreth gjendjes në arsimin e Prizrenit

Mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, në të cilën ndër tjera kuvendarët diskutuan edhe për gjendjen në arsim, nxori në pah situatën e rënduar, por siç u tha edhe shkelje gjatë përzgjedhjes së disa drejtorëve të shkollave. Përqendrimi tek dështimi në start i konkursit, bëri që të anashkalohet edhe çështja e honorarëve […]

Këta janë tre të arrestuarit nga e njëjta familje, dyshohet se vodhën në Suharekë

Mbrëmë janë arrestuar tre persona në Suharekë, pasi dyshohen për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur më 23 qershor në një shtëpi atje. Rasti ishte denoncuar menjëherë në Polici, por të dyshuarit u kapën pas analizimit të provave të mbledhur nga Policia. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se tre […]

Prizren: I akuzuari për vrasjen e të riut kërkoi të negociojë pranimin e fajësisë me Prokurorinë, por refuzohet

Prokurori i çështjes, Genc Nixha, ka refuzuar kërkesën e parashtruar për negocim të marrëveshjes së pranimit të fajësisë nga mbrojtësit e të akuzuarit Haxhi Selmanaj. Një refuzim të tillë, prokurori Nixha e bëri të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren në gjykimin ndaj të akuzuarit Selmanaj për vrasjen e tani të ndjerit E.K, raporton “Betimi për Drejtësi”. […]

Prizren: Përfundon në ndalim policor një 19-vjeçar, kapet me marihuanë e thikë

Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar kështu shëndetin e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në mesnatë, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, Policia ka […]

Prizren: Lokalitetet ku sot do të ketë ndërprerje të rrymës

KEDS njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Ky është orari sipas rajoneve: Prizren 1. Nga TS 35/10[kV] Zhur do të ndërprehet: Dalja 10[kV]  Poslishta (kodi: 30035006 )  nga ora 10:00 deri 14:00 Vendet: fshatrat: Grazhdanik, Kobajë, Muradem, Nashec (një pjesë), Poslishtë dhe Vlashnjë. Arsyeja: […]

Dallavere me subvencione, nga 11 të arrestuarit e dyshuar njëri nga Suhareka

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovë pas dyshimeve për keqpërdorime në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë. Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë të tjerët janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve, raporton “Betimi për Drejtësi”. Aksioni është zhvilluar në […]

Prizren: Shpallet vendimi në gjykimin e komandantit të nënstacionit policor në Zhur, i akuzuar për korrupsion

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Ziber Susurit, i duke e dënuar me 7 muaj burgim me kusht lidhur me akuzën për falsifikim të dokumentit zyrtar. Shpallja e aktgjykimit u bë të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Skender Çoçaj, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas aktgjykimit, i akuzuari Susuri është dënuar […]

Prizren: Ngriten 11 aktakuza ndaj 11 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, […]

Ky është çmimi i naftës sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet “tavan” të derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.86 cent për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.74 cent për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 cent për litër. […]