19-04-2024

Kryesore

Prizren: I akuzuari për vrasjen e të riut kërkoi të negociojë pranimin e fajësisë me Prokurorinë, por refuzohet

Prokurori i çështjes, Genc Nixha, ka refuzuar kërkesën e parashtruar për negocim të marrëveshjes së pranimit të fajësisë nga mbrojtësit e të akuzuarit Haxhi Selmanaj. Një refuzim të tillë, prokurori Nixha e bëri të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren në gjykimin ndaj të akuzuarit Selmanaj për vrasjen e tani të ndjerit E.K, raporton “Betimi për Drejtësi”. […]

Prizren: Përfundon në ndalim policor një 19-vjeçar, kapet me marihuanë e thikë

Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar kështu shëndetin e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në mesnatë, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, Policia ka […]

Prizren: Lokalitetet ku sot do të ketë ndërprerje të rrymës

KEDS njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Ky është orari sipas rajoneve: Prizren 1. Nga TS 35/10[kV] Zhur do të ndërprehet: Dalja 10[kV]  Poslishta (kodi: 30035006 )  nga ora 10:00 deri 14:00 Vendet: fshatrat: Grazhdanik, Kobajë, Muradem, Nashec (një pjesë), Poslishtë dhe Vlashnjë. Arsyeja: […]

Dallavere me subvencione, nga 11 të arrestuarit e dyshuar njëri nga Suhareka

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovë pas dyshimeve për keqpërdorime në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë. Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë të tjerët janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve, raporton “Betimi për Drejtësi”. Aksioni është zhvilluar në […]

Prizren: Shpallet vendimi në gjykimin e komandantit të nënstacionit policor në Zhur, i akuzuar për korrupsion

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Ziber Susurit, i duke e dënuar me 7 muaj burgim me kusht lidhur me akuzën për falsifikim të dokumentit zyrtar. Shpallja e aktgjykimit u bë të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Skender Çoçaj, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas aktgjykimit, i akuzuari Susuri është dënuar […]

Prizren: Ngriten 11 aktakuza ndaj 11 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, […]

Ky është çmimi i naftës sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet “tavan” të derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.86 cent për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.74 cent për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 cent për litër. […]

Prizren: Gjykimi për vrasjen shkaku i borxhit prej 20 euro…

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, i akuzuari Sylejman Ahmeti ka paraqitur mbrojtjen e tij, i cili po akuzohet se vrau Shaip Krasniqin, shkaku i një borxhi prej 20 euro. Fillimisht, përfaqësuesi i të dëmtuarës Kumrije Krasniqi, avokat Miftar Qelaj ka pasur vërejtje ndaj gardianëve ku thotë se i akuzuari Ahmeti pa lejen e […]

Ky është 25-vjeçari i arrestuar për therjen me thikë në Prizren

Pas një ngatërrese e cila ka ndodhur sot në lagjen Ortakoll të Prizrenit, një person është lënduar si pasojë e therjes me thikë. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se personi që u arrestua nën dyshimet se theri me thikë 38-vjeçarin në Prizren është Fisnik Hoxha, 25-vjeçar. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi […]

Gjendja e fundit rreth Covid 19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës. Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri […]