18-05-2024

Kryesore

Në Prizren rikthehet “gjallërimi” i jetës së natës (foto)

Shkruan: Qazim Morina Prizreni është qyteti i dytë për nga madhësia, pas Prishtinës si kryeqendër, por tashmë është “Kryeqyteti Historik” i Kosovës. Jo vetëm nga vendorët, por edhe nga të huajt, Prizreni vlerësohet si më i bukuri ndër viset shqiptare. Një numër i madh i vizitorëve shqiptarë, këtu bëjnë foto e postojnë nëpër internet me […]

Rastet drejt rritjes: 269 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 269 raste pozitive me COVID-19. Këto doëln nga testimi i 4.492 personave të dyshuar për koronavirus, raporton “GazetaePrizrenit.net”. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, derisa numri i të shëruarve është 25.

Jepet alarmi: Nëse nuk vaksinoheni mund të shtohen hospitalizimet e vdekjet

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik edhe njëherë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19. Me këtë rast thuhet se vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. Njoftimi i plotë: Qytetarë të dashur! Për hir të shëndetit tuaj! Ju lutemi! Vaksinohuni! 🙏 Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton […]

Shqetësuese, 352 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 352 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes. Gjatë kësaj periudhe,  janë kryer 5,204 testime në tërë Kosovën. Në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se  janë shëruar 13 persona.

Fillon Dokufesti, merr pjesë edhe Kurti me disa ministra

Sonte ka filluar edicioni i 20-të i festivalit të filmit Dokufest në Prizren ku në ceremoninë hapëse po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendesën e tij Donika Gërvalla dhe ministrin Arben Vitia. Gjithashtu prezente është edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga derisa këta mysafirë i mirëpriti kryetari Mytaher Haskuka. Ky i fundit ka thënë […]

Këto janë masat e reja për dasmat dhe klubet e natës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me Drejtorin e departamentit të sallave të dasmave pranë Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës Driton Hoti, ku diskutuan rreth rritjes së rasteve të të infektuarve me Covid-19. Në këtë takim u mor vendimi që çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marë pjesë në […]

Gjykimi për vrasjen e bashkëshortes në Prizren: Propozohet ekzaminimi I telefonit të të akuzuarit

Prokurorja Ervehe Gashi ka propozuar të ekzaminohet telefoni Bajram Velijajt për të parë nëse ka prova fajësuese apo shfajësuese për rastin ku  ngarkohet se me 14 plumba kishte vrarë bashkëshorten e tij në gusht të 2019-ës. Këtë e ka propozim prokurorja Gashi e prezantuar të premten në Gjykatën Themelore në Prizren, ku janë shikuar disa […]

4 raste të reja me Covid-19 në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 4 raste të reja me Covid-19, raporton Gazeta e Prizrenit. Këto të dhëna i konfirmuara Komuna, referuar shënimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, bazuar në testet laboratorike. Gjendja e përgjithshme me […]

Arrestohet pasi tentoi ta korruptojë policin me 10 euro në Vërmicë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas shqiptar, pasi i njëjti ka tentuar që ta korruptojë me 10 euro një zyrtar policor në pikëkalimin kufitar në Vërmicë. Njoftimi i plotë: Sot më datë 6.08.2021, në orën 05:55 minuta, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, një shtetas nga Shqipëria gjatë kalimit të kufirit Shqipëri – Kosovë, […]

A është i sigurt kthimi në shkolla?

Gjatë dy ditëve të fundit, 47 fëmijë janë infektuar me koronavirus në Kosovë. Gjendja e këtyre fëmijëve konsiderohet stabile, meqë shumica nga ta, sipas autoriteteve shëndetësore, janë duke u trajtuar në shtëpi. Vetëm një nga fëmijët e moshës së re (nga 0-9 vjeç) që ka dalë pozitiv me COVID-19, është duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë […]