23-04-2024

Komunat fitojnë betejën me Qeverinë – Paratë e tyre mbesin në komuna, jo në Qeveri

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas votimit të amandamentit të projektligjit për buxhetin të propozuar nga LDK.Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, në një përgjigje për Gazeta Blic, ka thënë se po të miratohej pika 6 e nenit 9, përmes së cilës parashihej marrja e të hyrave vetanake të pashpenzuara të komunave, ato do të humbnin dhjetëra miliona euro.

“Pas lobimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Parlamenti i Republikës së Kosovës sapo tërhoqi pikën 6 të nenit 9 ku ishte i paraparë marrja e të hyrave vetanake të pashpenzuara të komunave nga vitet paraprake. Po të miratohej kjo pikë e këtij neni, komunat do të humbnin me dhjetëra miliona euro të parapara për investime kapitale të cilat do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarit”, thotë ai.Sipas Ibrahimit, po të miratohej ajo pikë, po ashtu do të shkelej ligji për Menaxhimin e Financave Publike, ai për financa lokale por edhe Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.

“Gjithashtu, po të miratohej kjo pikë e këtij neni, atëherë do shkelej Ligji për Menaxhimin e Financave Publike, ai për financa lokale por edhe Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. Urime komunave të Republikës së Kosovës”, deklaron Sazan Ibrahimi. /IO

 

Asnjë koment

Comments are closed.