26-04-2024

Kryesore

Prizren: Shtatë të akuzuar, mbi 104 mijë euro dëmi për INFRAKOS-in

Ish-zyrtarja për zhvillim rajonal në Ministrinë e Administratimit dhe Pushtetit Lokal, Emine Hoti, ka thënë se Plani Rregullativ Urban i Komunës së Prizrenit kishte qenë në pajtim me Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Këtë deklarim Hoti e ka dhënë të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në rastin ku për […]

Burgim e gjobë një personi për vjedhje në rrethinën e Suharekësu

Është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burgim efektiv dhe me 300 euro gjobë i akuzuari Dardan Rexhepi, i cili nga Prokuroria Themelore në Prizren po akuzohet se në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës, në antenën e kompanisë “Vala” ka vjedhur katër bateri dhe 700 litra naftë. Shpalljen e aktgjykimit e ka […]

Arrestohet afër Prizrenit turku i shumëkërkuar, kishte ndërruar identitet

Njëri ndër personat më të kërkuar në Turqi për vrasje dhe trafik droge, Baris Nakipoglu, është arrestuar të shtunën në territorin e Kosovës. Njësitet elite të Policisë së Kosovës e ndaluan atë në autostradën “Ibrahim Rugova” afër Prizrenit. Nakipoglu ishte fshehur në Kosovë prej vitesh duke ndërruar identitet e ku kishte arritur të pajisej edhe […]

Shkarkohet rektori i UPZ-së, Ismet Temaj

Përmes faqes zyrtare të Universitetit Publik ”Ukshin Hoti” në Prizren, bëhet e ditur se Këshilli Drejtues ka shkarkuar nga detyra rektorin, Ismet Temaj, raporton “Gazeta e Prizrenit” . “Në mbledhjen e mbajtur më 6.7.2021, Këshillit Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me votim të fshehtë, me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim, […]

10 raste me Covid-19 në Kosovë, asnjë në Prizren

06 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:  Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës.  Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me […]

Kapet kamioni me mallra kontrabandë në rrugën Zhur – Dragash

Në rrugën “Zhur” të Dragashit, të hënën gjatë mesnatëspolicia ka ndaluar një kamion me targa vendore, i cili dyshohet se kishte të ngarkuara mallra, për të cilat nuk posedonte dokumente mbi prejardhjen dhe transportin. Referuar PK-së i dyshuari në kamion kishte pasur të ngarkuara mallra të importuara nga jashtë si: televizorë, rrobalarëse, shporet elektrik, frigorifer dhe […]

Arrestohet një person për ryshfet në pikëkalimin e Vërmicës

Në Vërmicë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë. Njoftohet se ai u ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarëve të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta e Prizrenit Sipas policisë i dyshuari ryshfetin e ka ofruar me qëllim që t’i lejohet hyrja në Kosovë gruasë së tij me ndalesë hyrje për 5 vite. Me urdhër të prokurorit, […]

Vrasja në Suharekë, njëri i akuzuar thotë se kufoma e të ndjerit ishte në veturën e tij

Murat Ademi, i akuzuar për vrasjen e tani të ndjerit Abedin Bytyqi më 6 tetor 2016, ka thënë se kufoma ishte në veturën e tij. Një deklarim të tillë i akuzuari Ademi e ka bërë në seancën e mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, gjatë shikimit të disa video-incizimeve nga vendi i ngjarjes. […]

Arrestohen dy persona në Landovicë, shkak një përleshje

Zyra për informim publik e DRP në Prizren, përmes një komunikate për media, njofton se më datë 4 korrik 2021, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Landovicë është duke ndodhur një përleshje në mes disa personave. Veprimet policore ishin të menjëhershme . Lidhur me ketë rast janë identifikuar personat e dyshuar […]

A është emëruar drejtori i ri për Gjeodezi dhe Kadastër në Prizren?

Sektori për Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Prizrenit me gjasë tashmë ka drejtor të ri. Për këtë pozitë po lakohet emri i Nita Shalës, shkruan portali “Gazeta e Prizrenit”,  por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Posti i drejtorit për GJK,  ka mbetur i zbrazët prej disa ditësh. Në fund të qershorit, kryetari i […]