05-05-2024

Kryesore

Arrestohet nën dyshimin për korrupsion zyrtari i Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Malishevë

Policia e Kosovës (PK), ka arrestuar një zyrtar të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Malishevë, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim i dokumenteve. Kjo gjë u bë e ditur nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Shehu. E kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësja Shehu, tha se zyrtari me inicialet […]

Prizren: Ja pse nuk u mbajt seanca ndaj të akuzuarit se lidhi kontratë me operatorin më të shtrenjtë për mbi 25 mijë euro

Ka dështuar të mbahet seanca për korrupsion ndaj menaxherit të prokurimit në Komunën e Dragashit, Nuro Ismaili, i cili ka njoftuar se është në pushim mjekësor deri më 16 korrik shkaku i një operimi. Ismaili ngarkohet se nënshkroi një kontratë me një operator për 25 mijë e 680 euro më të shtrenjtë si dhe dështoi […]

Përleshje mes familjarëve në Prizren, 19-vjeçari dyshohet se theri me thikë kuzhine axhën dhe kushëririn e tij

Një përleshje mes disa familjarëve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën “Ramadan Zaskoci”, në Prizren. Si pasojë e kësaj përleshjeje, dy vëllezër kanë mbetur të therur me thikë. Gazeta Sinjali merr vesh se në këtë rast janë të përfshirë: Sh. K. (51 vjeçar), djali i tij D. (28-vjeçar) dhe Z. K. (43-vjeçar), si […]

Prizren: Shtatë të akuzuar, mbi 104 mijë euro dëmi për INFRAKOS-in

Ish-zyrtarja për zhvillim rajonal në Ministrinë e Administratimit dhe Pushtetit Lokal, Emine Hoti, ka thënë se Plani Rregullativ Urban i Komunës së Prizrenit kishte qenë në pajtim me Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Këtë deklarim Hoti e ka dhënë të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në rastin ku për […]

Burgim e gjobë një personi për vjedhje në rrethinën e Suharekësu

Është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burgim efektiv dhe me 300 euro gjobë i akuzuari Dardan Rexhepi, i cili nga Prokuroria Themelore në Prizren po akuzohet se në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës, në antenën e kompanisë “Vala” ka vjedhur katër bateri dhe 700 litra naftë. Shpalljen e aktgjykimit e ka […]

Arrestohet afër Prizrenit turku i shumëkërkuar, kishte ndërruar identitet

Njëri ndër personat më të kërkuar në Turqi për vrasje dhe trafik droge, Baris Nakipoglu, është arrestuar të shtunën në territorin e Kosovës. Njësitet elite të Policisë së Kosovës e ndaluan atë në autostradën “Ibrahim Rugova” afër Prizrenit. Nakipoglu ishte fshehur në Kosovë prej vitesh duke ndërruar identitet e ku kishte arritur të pajisej edhe […]

Shkarkohet rektori i UPZ-së, Ismet Temaj

Përmes faqes zyrtare të Universitetit Publik ”Ukshin Hoti” në Prizren, bëhet e ditur se Këshilli Drejtues ka shkarkuar nga detyra rektorin, Ismet Temaj, raporton “Gazeta e Prizrenit” . “Në mbledhjen e mbajtur më 6.7.2021, Këshillit Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me votim të fshehtë, me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim, […]

10 raste me Covid-19 në Kosovë, asnjë në Prizren

06 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:  Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës.  Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me […]

Kapet kamioni me mallra kontrabandë në rrugën Zhur – Dragash

Në rrugën “Zhur” të Dragashit, të hënën gjatë mesnatëspolicia ka ndaluar një kamion me targa vendore, i cili dyshohet se kishte të ngarkuara mallra, për të cilat nuk posedonte dokumente mbi prejardhjen dhe transportin. Referuar PK-së i dyshuari në kamion kishte pasur të ngarkuara mallra të importuara nga jashtë si: televizorë, rrobalarëse, shporet elektrik, frigorifer dhe […]

Arrestohet një person për ryshfet në pikëkalimin e Vërmicës

Në Vërmicë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë. Njoftohet se ai u ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarëve të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta e Prizrenit Sipas policisë i dyshuari ryshfetin e ka ofruar me qëllim që t’i lejohet hyrja në Kosovë gruasë së tij me ndalesë hyrje për 5 vite. Me urdhër të prokurorit, […]