18-05-2024

Kryesore

Në Prizren kapen qindra gram kokainë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: 113.33 gram substance narkotike e llojit Kokainë, tri peshore, një sef metalik, një çantë krahu me 1,108 euro, një telefon, një veture Citroen dhe një motoçikletë, të cilat dyshohet se janë përdorur për shpërndarje […]

Lajm i mirë: Asnjë vdekje dhe vetëm 2 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 2 raste të reja me koronavirus nga 1944 testime. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se asnjë person nuk ka vdekur si pasojë e Covid 19, kurse 3 persona janë shëruar, transmeton Indeksonline. Në 24 orët e fundit janë bërë 12 mijë e 430 vaksinime.

Në një fshat të Suharekës gjendet një shtëpi e mbushur me migrantë të kontrabanduar

Policia në Suharekë kishte marrë sot urdhër për kontrolle në një shtëpi të dyshimtë në fshatin Peqan në lidhje më një rast vjedhje. Gjatë realizimit dhe zbatimit të këtij urdhri hetuesit gjeten së në këtë shtëpi banimi ishin 11 persona më nënshtetësi siriane te cilët kishin shfrytëzuar rrugët ilegale dhe ishin kontrabanduar nga disa persona […]

23 vjet nga beteja e parë e UÇK-së në komunën e Prizrenit

Sot, mbushen 23 vjet nga beteja e parë në mes të ushtarëve të UÇK-së dhe forcave serbe në komunën e Prizrenit, të zhvilluar më 16 Korrik 1998. Atëkohë, forcat e mëdha serbe patën ndërmarrë një ofensivë kundër pozicioneve të UÇK-së në rajonin Vrrinit, të shpallur zonë e lirë e UÇK-së, por pas luftimeve të ashpra […]

Gjendet një person i varur në litar në Suharekë

Një person dyshohet të jetë vetëvrarë sot në fshatin Studençan të Suharekës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka konfirmuar për IndeksOnline se ai është gjetur i varur në litar. “Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00. Kemi pranuar një informacion prej qendrës emergjente për një person që gjendet pa […]

Ekspertët e komunikacionit: Pagesa shtesë prej 5 euro për regjistrimin e veturës e tepërt për qytetarët

Qytetarët obligohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre. Zhurmë, pritje e vonesa shkaktohen pothuajse çdo ditë në rrugët e Prishtinës. Krejt kjo nga ngarkesa e madhe e veturave. Disa herë, është kritikuar ndotja që ato shkaktojnë dhe gjendja jo e mirë teknike. Pikërisht, për identifikim më të lehtë të automjeteve […]

Këto janë të gjitha masat e reja të marra sot

Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave anti-Covid. Me këtë rast është zgjatur orari i mbajtjes së dasmave, e ahengjeve tjera deri në orën 01:00. Organizimi i tyre duhet të bëhet vetëm me kushtin që të shfrytëzohet vetëm 50 për qind e kapacitetit, e jo me më shumë se 300 persona. Ndërkaq shërbimeve të […]

Në Prizren asnjë rast me Covid, 12 sosh në Kosovë

14 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.518 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 282.180 doza të vaksinës. Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me […]

COVID/ Nga sot mund të bëjnë termine vaksinimi të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç

Nga sot caktimi i terminit është në verzionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 18 vjeç. Në vijim gjeni të shpjeguar procesin e caktimit të termineve për vaksinim kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/). Hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19: Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju […]

Dënohet me 16 vite burgim e akuzuara për vrasjen e vitit 2018 në fshatin Lladroc të Malishevës

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me 16 vite burgim Nafije Rrafshin, e akuzuar për vrasjen e tanimë të ndjerit Sefer Berisha në vitin 2018 në Malishevë. Sipas aktgjykimit të shpallur të martën nga gjykatësi Shaqir Zika, e akuzuara Rrafshi u dënua me 15 vite e 6 muaj burgim për veprën penale të vrasjes, […]