19-04-2024

Kryesore

Dy të infektuar nga Malisheva me koronavirus

Edhe pesë raste të reja janë konfirmuar së fundi nga IKSHPK si të prekur me COVID-19. Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Banjë-Malishevë, një me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një i karantinuar.   Kësisoj numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin […]

Suharekë: Vidhen rrethojat e autostradës

Policia ka bërë të ditur se ka ndodhur një vjedhje në fshatin Gelancë të Suharekës. Sipas raportit 24-orësh, persona të panjohur kanë vjedhur rrethojat e autostradës. Rasti ka ndodhur dje më 03.04.2020 rreth orës 10:12. Policia ka njoftuar se ende nuk dihet vlera e dëmit, ndërsa rasti është duke u hetuar

Korisha formon Shtabin emergjent për ndihmë banorëve

Korisha e Prizrenit kaloi ditën e parë në karantinë. Në zbatim të masave përkatëse ndaj pandemisë, patrullat policore në 5 hyrje-daljet e fshatit, po mbikëqyrin lëvizjet. Korisha është ndër fshatrat më të mëdha të vendit, ndërsa ka një numër të madh të banorëve në mërgim, shkruan Gazeta e Prizrenit. Pas shfaqjes së rastit të infektimit […]

Lajm i mirë nga Prizreni: Dy mjekët e testuar nuk dalin të infektuar nga koronavirusi

Dy mjekët e Shërbimit Urgjent të Komunës së Prizrenit, të dyshuar me virusin COVID-19 kanë rezultuar negativ në testimet e tyre, shkruan Gazeta e Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,  i cili ka ftuar organet përkatëse për hetime ndaj atyre që dezinformojnë opinionin dhe përhapin panik të panevojshëm, […]

Në Prizren sërish 20 lindje për tri ditë

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 20 raste të lindjeve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë femrat, pasi 11 nga foshnjat janë vajza. Shifra prej 20 foshnjave brenda tri dite, kohët e fundit po përsëritet, ndërsa mund të merret si e ulët, për një komunë si […]

Dita e parë në karantinë, policia mbikëqyrë Korishën

  Korisha e Prizrenit tashmë është në karantinë. Patrullat e policisë janë vendosur në hyrje-dalje të fshatit në zbatim të masave përkatëse ndaj pandemisë, duke kthyer mbrapsht ata që provojnë të dalin nga fshati. Korisha është ndër fshatrat më të mëdha jo vetëm të komunës së Prizrenit, por edhe më gjerë, ndërsa ka një numër […]

Ramadani: Po hulumtojmë burimin e koronavirusit në Korishë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë sot se situata epidemiologjike në të gjitha komunat e Kosovës është në menaxhim, ndërsa tha se edhe rasti në Korishë të Prizrenit ku nuk po dihet burimi i infeksionit është duke u hulumtuar. Ramadani në emisionin Zyra e Ankesave në RTV Dukagjini tha se […]

Korisha vendoset në karantinë, ndalohen hyrje-daljet

Pas shfaqjes së rastit të infektimit me COVID-19 në Korishë të Prizrenit, Ministria e Shëndetësisë sot ka nxjerrë vendim që ky fshat të shpallet zonë karantinë, nëpërmjet së cilit ndalohen hyrje-daljet dhe ndalohet lëvizja në fshat, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Këtë e ka njoftuar kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi: “Sot kemi pasur […]

1 rast i ri me COVID 19, e infektuara është nga Korisha e Prizrenit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe një rast të ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 126. Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP-ja ka bërë me dije se do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe do të testohen. “Sot pasdite përfundoi testimi i 58 […]

Shehu mohon të jenë rrezikuar 45 punëtorë të Urgjencës në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren Visar Shehu e ka mohuar se mjeku që ishte kontakt me stomatologun e konfirmuar pozitiv me koronavirus, ka rrezikuar 45 punëtorë të Urgjencës. Shehu në një deklaratë për Gazetën Shneta ka thënë se nuk është e vërtetë se mjeku i ka rrezikuar me infektim 45 punëtorë të tjerë. Ai e […]