26-04-2024

Kryesore

Dy persona humbin jetën nga koronavirusi në Kosovë, njëra e moshuara nga Korisha e Prizrenit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot kanë ndërruar jetë dy pacientë si pasojë e COVID-19. Bëhet fjalë për një pacient nga Prishtina i lindur në vitin 1961 dhe një paciente nga Korisha e Prizrenit e lindur në vitin 1950. “Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë,  i […]

Lajm i mirë: Asnjë nga 25 personat e testuar nga Korisha nuk rezultojnë pozitiv

Personat (25) që u testuan dje nga IKSHPK, nëse janë të prekur apo jo me Covid 19, rezultuan negativ në testet e kryera, ka njoftuar Drejtori për Emergjencë dhe Siguri në Prizren, Faruk Dakaj. Ndërkaq, një informacion të tillë e ka konfirmuar edhe drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, i cili njofton se sapo ka kontaktuar […]

Reagime të kuvendarëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile pasi Komuna e Prizrenit humb donacionin prej 500 mijë euro

Anëtarë të Kuvendit Komunal dhe të shoqërisë civile në Prizren, kanë reaguar për humbjen  e një donacioni prej së paku 500 mijë eurosh, që ka mundur t’i fitojë Komuna e Prizrenit. Reagimet janë bërë pas njoftimit se për shkak të perfomancës Prizreni nuk është në mesin e 23 komunave përfituese të grantit, nga Ministria e […]

Dy të infektuar nga Malisheva me koronavirus

Edhe pesë raste të reja janë konfirmuar së fundi nga IKSHPK si të prekur me COVID-19. Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Banjë-Malishevë, një me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një i karantinuar.   Kësisoj numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin […]

Suharekë: Vidhen rrethojat e autostradës

Policia ka bërë të ditur se ka ndodhur një vjedhje në fshatin Gelancë të Suharekës. Sipas raportit 24-orësh, persona të panjohur kanë vjedhur rrethojat e autostradës. Rasti ka ndodhur dje më 03.04.2020 rreth orës 10:12. Policia ka njoftuar se ende nuk dihet vlera e dëmit, ndërsa rasti është duke u hetuar

Korisha formon Shtabin emergjent për ndihmë banorëve

Korisha e Prizrenit kaloi ditën e parë në karantinë. Në zbatim të masave përkatëse ndaj pandemisë, patrullat policore në 5 hyrje-daljet e fshatit, po mbikëqyrin lëvizjet. Korisha është ndër fshatrat më të mëdha të vendit, ndërsa ka një numër të madh të banorëve në mërgim, shkruan Gazeta e Prizrenit. Pas shfaqjes së rastit të infektimit […]

Lajm i mirë nga Prizreni: Dy mjekët e testuar nuk dalin të infektuar nga koronavirusi

Dy mjekët e Shërbimit Urgjent të Komunës së Prizrenit, të dyshuar me virusin COVID-19 kanë rezultuar negativ në testimet e tyre, shkruan Gazeta e Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,  i cili ka ftuar organet përkatëse për hetime ndaj atyre që dezinformojnë opinionin dhe përhapin panik të panevojshëm, […]

Në Prizren sërish 20 lindje për tri ditë

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 20 raste të lindjeve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë femrat, pasi 11 nga foshnjat janë vajza. Shifra prej 20 foshnjave brenda tri dite, kohët e fundit po përsëritet, ndërsa mund të merret si e ulët, për një komunë si […]

Dita e parë në karantinë, policia mbikëqyrë Korishën

  Korisha e Prizrenit tashmë është në karantinë. Patrullat e policisë janë vendosur në hyrje-dalje të fshatit në zbatim të masave përkatëse ndaj pandemisë, duke kthyer mbrapsht ata që provojnë të dalin nga fshati. Korisha është ndër fshatrat më të mëdha jo vetëm të komunës së Prizrenit, por edhe më gjerë, ndërsa ka një numër […]

Ramadani: Po hulumtojmë burimin e koronavirusit në Korishë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë sot se situata epidemiologjike në të gjitha komunat e Kosovës është në menaxhim, ndërsa tha se edhe rasti në Korishë të Prizrenit ku nuk po dihet burimi i infeksionit është duke u hulumtuar. Ramadani në emisionin Zyra e Ankesave në RTV Dukagjini tha se […]