30-04-2024

Kryesore

Ramadani: Po hulumtojmë burimin e koronavirusit në Korishë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë sot se situata epidemiologjike në të gjitha komunat e Kosovës është në menaxhim, ndërsa tha se edhe rasti në Korishë të Prizrenit ku nuk po dihet burimi i infeksionit është duke u hulumtuar. Ramadani në emisionin Zyra e Ankesave në RTV Dukagjini tha se […]

Korisha vendoset në karantinë, ndalohen hyrje-daljet

Pas shfaqjes së rastit të infektimit me COVID-19 në Korishë të Prizrenit, Ministria e Shëndetësisë sot ka nxjerrë vendim që ky fshat të shpallet zonë karantinë, nëpërmjet së cilit ndalohen hyrje-daljet dhe ndalohet lëvizja në fshat, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Këtë e ka njoftuar kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi: “Sot kemi pasur […]

1 rast i ri me COVID 19, e infektuara është nga Korisha e Prizrenit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe një rast të ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 126. Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP-ja ka bërë me dije se do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe do të testohen. “Sot pasdite përfundoi testimi i 58 […]

Shehu mohon të jenë rrezikuar 45 punëtorë të Urgjencës në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren Visar Shehu e ka mohuar se mjeku që ishte kontakt me stomatologun e konfirmuar pozitiv me koronavirus, ka rrezikuar 45 punëtorë të Urgjencës. Shehu në një deklaratë për Gazetën Shneta ka thënë se nuk është e vërtetë se mjeku i ka rrezikuar me infektim 45 punëtorë të tjerë. Ai e […]

Vjedhje  e rëndë në Suharekë, arrestohet një person

Policia ka njoftuar për arrestimin e një personi në Suharekë për shkak të vjedhjes në një shtëpi, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë rasti ka ndodhur katër ditë më parë, ndërsa është cilësuar si vjedhje e rëndë. “Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që kishte vjedhur në një shtëpi një revole me një karikator me 55 […]

13 raste të reja me koronavirus në Kosovë, njëri nga Gjakova

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot gjatë ditës janë shënuar 13 raste të reja me koronavirus, ndërkohë katër pacientë i janë shtuar listës së të shëruarëve. Sipas njoftimit, sot janë kryer 113 teste, ndërkohë 13 teste kanë rezultuar pozitive. Të gjitha janë raste kontakti. 11 janë nga fshati Topanicë e Kamenicës, 1 […]

Tre të arrestuar brenda një dite në Prizren

Tre të arrestuar brenda një dite në Prizren Policia ka njoftuar për tre të arrestuar. Kjo bëhet e ditur përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta e Prizrenit. Në rrugën “Sefedin Laqi” në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje, për çka është arrestuar një person. Sipas policisë, i dyshuari nën ndikim të alkoolit, kishte […]

Haskuka sqaroi se i infektuari që rezultoi pozitiv sot në Prizren, kishte ardhur nga një shtet tjetër

Sot u raportuan edhe dy raste me koronavirusin Covid-19 në Kosovë, duke çuar numrin në 108. Njëri prej tyre ishte nga Prizreni, që edhe shënoi të infektuarin e parë në këtë qytet. Për këtë rast, ka dhënë informacione kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka. “Sot nga dy rastet që janë identifikuar me virusin COVID-19 në […]

Gjendet i pa jetë një person në Prizren

Para pak çastesh, është gjetur pa shenja jete një person në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren. Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj. Sipas tij, viktima është i moshës 65 vjeçare dhe policia po e cilëson si vdekje e dyshimtë, raporton TV Prizreni. Ndwerkaq, pwr Reporteri.net, Osmanollaj ka deklaruar […]

Edhe 12 raste të reja të infektuar me COVID-19, 5 sosh nga Malisheva

Instituti Publik i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot nga 69 mostrat e marra për testim 12 prej tyre kanë rezultuar pozitive, raporton lajmi.net. Rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në […]