30-04-2024

Kryesore

Prizren: Arrestohet deputeti Rasim Demiri

Policia e Kosovës sot ka arrestuar deputetin e Republikës së Kosovës, Rasim Demiri. Burime të Indeksonline mësojnë se deputeti Demiri është arrestuar në qytetin e Prizrenit, derisa s’dihen ende motivet.Rasim Demiri është kryetar i koalicionit VAKAT.

Haskuka tregon për masat ndaj Koronavirusit dhe karantinën në pushimoren e Nashecit

Kryetari i Komunës së Prizrenit,  Mytaher Haskuka, në kuadër të një raportimi për masat ndaj epidemisë Covid-19,  duke treguar edhe për përmasat e saj në mbarë botën, duke thënë se kujdesi është i domosdoshëm në ditët e ardhshme dhe nuk duhet të relaksohemi. Në një konferencë shtëpi, ku mori pjesë dhe Drejtori i Policisë, për […]

Prizren: Vetëm 14 të porsalindur tri ditët e fundit

Në maternitetin e Spitalit në Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 14 raste të lindjeve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe nuk ka dominues, pasi 7 nga foshnjat janë djem, e po aq vajza. Këto shifra mund të merren si të ulëta, për një Komunë si Prizreni, por janë tregues për […]

Prizren: Kapen me drogë pesë persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme i ka arrestuar pesë persona të cilëve në veturë u është gjetur një sasi e vogël e substancave narkotike. Pas arrestimit, personat e dyshuar janë intervistuar nga prokurori dhe janë liruar me procedurë të rregullt. “Janë arrestuar pesë te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë […]

Barnatoret që do të kujdestarojnë sot, nesër dhe pasnesër në komunën e Prizrenit

Drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, ka njoftuar se cilat barnatore do të kujdestarojnë tre ditët në vijim në komunën e Prizrenit: Për datën 29.03.2020 e dielë: Menthae Pharm – QKMF, Sara pharm – Spital, Gama 89 -Ortakoll, Alba Pharm Bazhdarhane, T-Pharm Aspirin c – Arbane. Për datë 30.03.2020 e hënë: Nana -QKMF, Barkos – Spital, […]

Në Prizren, Suharekë e Rahovec arrestime për mosrespektim të “orës policore”

Në komunat e rajonit të Prizrenit vazhdon mosrespektimi i masave të përcaktuara nga Qeveria ndaj epidemisë dhe “orës policore”,  raporton Gazeta e Prizrenit. Referuar policisë, raste të tilla kanë ndodhur në Prizreni, Suhareka dhe në Rahovec, ku janë arrestuar pesë persona: Raporti i policisë Rr. Ekrem Rexha, Prizren 27.03.2020 – 14:00. Është arrestuar një i […]

Prizren: Komuna krijon linjë për këshilla psikologjike për stresin dhe ankthin kundër Koronavirusit

Komuna e Prizrenit ka marrë iniciativë për krijimin e linjës për këshillim psikologjik lidhur me stresin dhe ankthin gjatë këtyre ditëve të pandemisë COVID-19. Qytetarët do të mund të marrin këshillime psikologjike online duke telefonuar në Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 19 200 apo duke shkruar në WhatsApp dhe Viber në numrin […]

Ndryshon orari i kufizimit të lëvizjes

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se ka ndryshuar orari i kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me GNMI, MPB dhe ministritë e linjës, konform Planit të Veprimit Kombëtar dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas analizimit të situatës epidemiologjike, […]

Plaçkitje në Prizren, arrestohet një shtetas i Turqisë

Një shtetas i Turqisë është arrestuar për plaçkitje në Prizren. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, tha për portalin “Gazeta e Prizrenit” se i arrestuari M.B. nga Turqia, sot pak para orës 10, është futur me forcë në objektin e kompanisë për transfer të parave “Ria”, duke grabitur me forcë mbi 3.000 euro”. I […]

Dy kuvendarë kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit

Përmes një postimi në faqen e tij në “facebook”, edhe shefi i GK të AAK-së, Ilir Baldedaj, ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme nga Kuvendi i Prizrenit, rreth gjendjes së krijuar nga përhapja e virusit Covid- 19. Një nismë të këtillë e ka kërkuar edhe kuvendari i PDK-së, Shkodran Kryezi. Baldedaj, ka shkruar […]