06-05-2025

Kryesore

Në Prizren sërish 20 lindje për tri ditë

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 20 raste të lindjeve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë femrat, pasi 11 nga foshnjat janë vajza. Shifra prej 20 foshnjave brenda tri dite, kohët e fundit po përsëritet, ndërsa mund të merret si e ulët, për një komunë si […]

Dita e parë në karantinë, policia mbikëqyrë Korishën

  Korisha e Prizrenit tashmë është në karantinë. Patrullat e policisë janë vendosur në hyrje-dalje të fshatit në zbatim të masave përkatëse ndaj pandemisë, duke kthyer mbrapsht ata që provojnë të dalin nga fshati. Korisha është ndër fshatrat më të mëdha jo vetëm të komunës së Prizrenit, por edhe më gjerë, ndërsa ka një numër […]

Ramadani: Po hulumtojmë burimin e koronavirusit në Korishë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë sot se situata epidemiologjike në të gjitha komunat e Kosovës është në menaxhim, ndërsa tha se edhe rasti në Korishë të Prizrenit ku nuk po dihet burimi i infeksionit është duke u hulumtuar. Ramadani në emisionin Zyra e Ankesave në RTV Dukagjini tha se […]

Korisha vendoset në karantinë, ndalohen hyrje-daljet

Pas shfaqjes së rastit të infektimit me COVID-19 në Korishë të Prizrenit, Ministria e Shëndetësisë sot ka nxjerrë vendim që ky fshat të shpallet zonë karantinë, nëpërmjet së cilit ndalohen hyrje-daljet dhe ndalohet lëvizja në fshat, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Këtë e ka njoftuar kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi: “Sot kemi pasur […]

1 rast i ri me COVID 19, e infektuara është nga Korisha e Prizrenit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe një rast të ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 126. Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP-ja ka bërë me dije se do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe do të testohen. “Sot pasdite përfundoi testimi i 58 […]

Shehu mohon të jenë rrezikuar 45 punëtorë të Urgjencës në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren Visar Shehu e ka mohuar se mjeku që ishte kontakt me stomatologun e konfirmuar pozitiv me koronavirus, ka rrezikuar 45 punëtorë të Urgjencës. Shehu në një deklaratë për Gazetën Shneta ka thënë se nuk është e vërtetë se mjeku i ka rrezikuar me infektim 45 punëtorë të tjerë. Ai e […]

Vjedhje  e rëndë në Suharekë, arrestohet një person

Policia ka njoftuar për arrestimin e një personi në Suharekë për shkak të vjedhjes në një shtëpi, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë rasti ka ndodhur katër ditë më parë, ndërsa është cilësuar si vjedhje e rëndë. “Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që kishte vjedhur në një shtëpi një revole me një karikator me 55 […]

13 raste të reja me koronavirus në Kosovë, njëri nga Gjakova

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot gjatë ditës janë shënuar 13 raste të reja me koronavirus, ndërkohë katër pacientë i janë shtuar listës së të shëruarëve. Sipas njoftimit, sot janë kryer 113 teste, ndërkohë 13 teste kanë rezultuar pozitive. Të gjitha janë raste kontakti. 11 janë nga fshati Topanicë e Kamenicës, 1 […]

Tre të arrestuar brenda një dite në Prizren

Tre të arrestuar brenda një dite në Prizren Policia ka njoftuar për tre të arrestuar. Kjo bëhet e ditur përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta e Prizrenit. Në rrugën “Sefedin Laqi” në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje, për çka është arrestuar një person. Sipas policisë, i dyshuari nën ndikim të alkoolit, kishte […]

Haskuka sqaroi se i infektuari që rezultoi pozitiv sot në Prizren, kishte ardhur nga një shtet tjetër

Sot u raportuan edhe dy raste me koronavirusin Covid-19 në Kosovë, duke çuar numrin në 108. Njëri prej tyre ishte nga Prizreni, që edhe shënoi të infektuarin e parë në këtë qytet. Për këtë rast, ka dhënë informacione kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka. “Sot nga dy rastet që janë identifikuar me virusin COVID-19 në […]