20-04-2024

Kryesore

Njëmbëdhjetë të lënduar në aksident trafiku në një fshat të Malishevës

Në fshatin Mirushë të Malishevës, dje pasdite është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile. Sipas policisë, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona. Dhjetë prej tyre pas trajtimit mjekësor janë liruar, ndërsa viktima tjetër është hospitalizuar në QKUK. Policia nuk ka dhënë hollësi për shkaqet e aksidentit. Rasti […]

Pesë të lënduar nga një aksident në Suharekë

Në fshatin Semetisht të Suharekës është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Rasti është duke u hetuar./GazetaePrizrenit.net

Prej sot mbyllen disa rrugë për qarkullim të veturave në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se për shkak të nevojës për gropim të rrugës për rehabilitimin e linjës së ujit të pijes, nga data 05.07.2019 (e premte) do të fillojnë punimet në lagjen Ralin, me ç’rast do të jenë të mbyllura disa rrugë për qarkullim të veturave. Kështu, rruga “Hafiz Ismail Haki” nga kryqëzimi që […]

Aktakuza për vepra të ndryshme ndaj 10 personave nga Prokuroria në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore (PTH) në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza për dhjetë (10) persona për vepra të ndryshme penale. Në raportin nga PTH, paraqitet kjo gjendje: Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Departamenti Përgjithshëm, ka […]

Tre të lënduar në një aksident në Suharekë

Në një aksident trafiku që ka ndodhur dje mes një traktori dhe veture në Suharekë, janë lënduar  tre persona janë lënduar Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Si pasojë e aksidentit dy vozitësit dhe një pasagjer, të gjithë meshkuj K-Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në […]

Forumi për Investime në Prizren sjellë 60 biznese nga diaspora

Më 5, 6 dhe 7 korrik do të jenë datat në të cilat do të zhvillohet Forumi i Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, i cili organizohet në Prizren nga organizata Germin në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe partnerë të tjerë, të cilët do të sjellin së bashku 60 biznese nga diaspora dhe vendet tjera. Në këtë […]

Prizrenit i shtohen edhe 13 banorë të rinj

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 13 raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 6  meshkuj 7  femra 4  lindje “cezariane”  (me operacion). karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është rritja e numrit të lindjeve krahasuar me ditën paraprake, kur kanë lindur nëntë foshnje. /GazetaePrizrenit.net/

Në dy aksidente të ndryshme shkelen dy këmbësorë në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur të martën në Prizren, ku si pasojë e tyre dy persona kanë pësuar lëndime trupore Në rastin e parë i dyshuari me veturën e tij ka goditur një këmbësore të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor e më pas është liruar për në shtëpi. […]

Konkurs për mësimdhënës në shkollat e Prizrenit

Disa vende të punës, shumica për mësimdhënës për mësim klasor dhe gjuhë gjermane janë shpallur të lira në shkollat e Komunës së Prizrenit. Drejtoria Komunale për Arsim në Prizren, po ashtu ka shpallur konkurs për mësimdhënës edhe për zëvendësime. Sipas shpalljes se DKA-së, konkursi mbetet i hapur  deri me datën 17.07.2019. Në disa raste në […]

Aktakuzë për vjedhje ndaj një personi në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ngritur një aktakuzë kundër një personi, Në këtë rast bëhet fjalë për veprën penale ”vjedhje”, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Prokuroria nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth rastit.