24-04-2024

Prokuroria në Prizren ndalon një person dhe ngrit 8 aktakuza

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24- orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza, kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Gjithashtu, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër nëntë (9) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për lëshimin e letër rreshtimit vendor kundër dy (2) personave.

Sa i përket Prizrenit, Prokuroria Themelore ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.