25-04-2024

Prizren: Nis asfaltimi i rrugës së “maltretuar“ “Faredin Hoti”

Banorët e rrugës “Fahredin Hoti” që ndodhet në lagjen ” 11 marsi” të Prizrenit, sot duhet e jenë më të gëzuarit.

Pas punimeve prej afro dy vitesh të riparimit, nisi asfaltimi, që shënon mbylljen e maltretimit duke hapur e mbyllur disa herë trasenë e saj, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Me rastin e fillimit të asfaltimit të rrugës, që gjatësi prej 1.1 km ishte i pranishëm edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka me bashkëpunëtorë të tij.

Ai tha se pas rregullimit të infrastrukturës nëntokësore dhe zgjidhjes së çështjeve pronësore, po fillon asfaltimi i kësaj rruge e cila do të lidhet me rrugë të tjera, dhe është vazhdimësi e angazhimeve për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme rrugore në qytet.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)

Banorët Eljesaj Kelmendi dhe  Shpëtim Berisha, kanë thënë se në këtë rrugë disa herë janë kryer punime në rrjetin e ujësjellësit e kanalizimit, duke hapur e mbyllur atë, ndërsa banorëve dhe kalimtarëve u është dashur  t’i përballojnë vështirësitë, duke ecur nëpër pluhur e baltë, sidomos gjatë dimrit, pasi mungonte edhe ndriçimi.

Ndërkaq, njëri nga banorët, që ka preferuar të identifikohet vetëm me A. M., para disa ditësh ka thënë  se riparimi i kësaj rruge ka zgjatur më shumë se ndërtimi i Urës së Fshejt,  përkundër mjeteve moderne nga ajo kohë.

Në anën tjetër, drejtori i Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, sot ka njoftuar se kjo rrugë në të ardhmen pritet të lidhet edhe me tranzitin e ri, dhe shprehu besimin se asfaltimi i saj do të përfundojë brenda vitit. Rruga në gjatësi prej rreth 650 metrash, ka koston financiare prej 173 mijë e 460 eurove./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.