25-04-2024

Arrestohen në Malishevë dy persona të dyshuar për shpërlarje parash

Janë arrestuar dy persona në Malishevë, një shtetas i Shqipërisë dhe një i Kosovës, pasi gjatë kontrollit të veturës, i janë gjetur dhe sekuestruar 160 mijë funte dhe 26 mijë euro.

“Të dyshuarit nuk kanë dëshmuar dokument për prejardhjen e tyre. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, si dhe është sekuestruar edhe vetura”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.