19-04-2024

Nga PDK-ja thonë se zyrtari i arrestuar për vjedhje të 2 milionë eurove ka qenë tradicionalisht mbështetës i LDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas lajmit për keqpërdorim të dy milionë eurove në Thesarin e Shtetit të cilat janë transferuar te një operator ekonomik.

Përmes një komunikate, PDK-ja ka thënë se zyrtari i Ministrisë së Financave i arrestuar për këtë rast vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së.

Lexo Edhe:
“PDK sqaron se zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Financave nuk është dhe kurrë nuk ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Përkundrazi, qytetarët e Drenasit e dinë fare mirë që i apostrofuari vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së në këtë komunë. Për më tepër i ftojmë mediat që këtë ta hulumtojnë vetë jashtë PDK-së”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Asnjë koment

Comments are closed.