08-07-2025

Kryesore

Vdes nga koronavirusi një grua nga Malisheva

Një grua 66-vjeçare nga Malisheva është viktima e gjashtë nga koronavirusi në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. “Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera […]

Dy shtetas të Shqipërisë kalojnë kufirin ilegalisht përmes Pashtrikut

Dy persona nga Shqipëria kanë kaluar ilegalisht kufirin për në Kosovë, nëpërmjet malit të Pashtrikut, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, shtetasit e Shqipërisë janë kapur dje pasdite në fshatin Gorozhup të Hasit. Për këtë ata janë shoqëruar në stacionin policor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë deportuar në R. e Shqipërisë dhe rasti […]

Prizren: Shoqërohen në polici tre persona, s’respektuan orën policore

Tre persona (kosovarë)  janë shoqëruar në polici për shkak të mosrespektimit të orës policore. Rasti ka ndodhur në rrugën e Kuksit në Prizren, rreth orës 03:00. Sipas policisë, të dyshuarit janë hasur nga njësiti policor duke lëvizur  në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak […]

Nga 19 rastet e reja me Covid-19, tre nga Malisheva

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 19 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 184. Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 259 mostra, prej të cilave 19 kanë rezultuar pozitive. “ Rastet pozitive janë raste […]

Në Prizren mbyllen parqet e miniparqet që shfrytëzoheshin për pushim

Përmirësimi i motit në fillim të kësaj jave ka shtuar praninë e qytetarëve në hapësirat publike të Prizrenit. Për shkak të rrezikut nga pandemia COVID-19, autoritetet lokale dhe ato policore po ndërmarrin veprime për kufizimin e qëndrimit të tyre në këto hapësira. Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaçi, ka pohuar se të […]

Malishevë: Inspektorët dhe policia mbyllin lokalet që s’respektuan urdhëresat

Drejtoria e Inspektoratit në Malishevë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot kanë zhvilluar një aksion të gjerë kontrolli, për lokalet afariste të cilat kanë thyer urdhëresat dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht për mos ofrim të shërbimeve nga disa lokale afariste. Me këtë rast kanë mbyllur disa lokale, si dhe personat përgjegjës janë […]

Prizren: Barnatoret kujdestare sot pas orës 17:00

Qeveria e Kosovës ka lejuar ushtrimin e veprimtarive të barnatoreve të licencuar prej orës 06:00 deri në ora 17:00. Pas kësaj kohe shërbimet barnatoret do t’i kryejnë në bazë të kujdestarive. Gazeta e Prizrenit, njofton se sot në Prizren do të kujdestarojnë  barnatoret:  

Rahovec: Dy thasë me mjete shpërthyese gjenden në oborrin e një shtëpie

Një banor i fshatit Celinë të Rahovecit dje pasdite ka njoftuar policinë, se kishte hasur dy thasë me mjete shpërthyese në oborrin e shtëpisë, raporton Gazeta e Prizrenit. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij kishte hasur në dy thasë, në të cilët kishte pas  mjete shpërthyese”, thuhet […]

Nga nesër do të mbyllen të gjitha dyqanet – edhe barnatoret në Malishevë, përveç atyre ushqimore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se janë të shqetësuar pas konfirmimit edhe të 17 rasteve të reja me Koronavirus në këtë komunë. “Kërkojmë që qytetarët të izolohen këto ditë. Ky është apeli im ndaj qytetarëve të Malishevës. Bukë e krip për 2-3 javë që ta ruajmë jetën tonë. Nuk kemi frikë […]

Kuvendi i Prizrenit do të mbajë seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Sulltan Badalli, ka thirrur për ditën e enjte seancë të jashtëzakonshme të organit më të lartë legjislativ komunal. Në këtë seancë janë paraparë dy pika të rendit të ditës: Informatë rreth situatës së pandemisë Covid-19 dhe veprimet e ndërmarra nga komuna e Prizrenit, si dhe në pikën e dytë është […]