25-08-2025

Kryesore

Aktakuza ndaj njëmbëdhjetë personave në Prizren

Gjatë 24 orëve në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur nëntë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’. Prokuroria Themelore Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar […]

Arrestohen një burrë dhe një femër për “prostitucion” në Prizren

Nën dyshimin se kanë kryer kundërvajtje ‘marrje me prostitucion’ në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër. Sipas policisë, të dy janë (K/shqiptarë) dhe të njëjtit pas intervistimit në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore Prizren, Divizioni për Kundërvajtje, janë liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/

Djemtë dominojnë nga të porsalindurit 24-orëshin e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar 11 lindje. Sa i përket gjinisë, dominojnë djemtë pasi vetëm një është vajzë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Gjatë kësaj kohe, numri i lindjeve “cezariane”  (me operim), ka qenë tri. Një ditë më parë Prizren janë regjistruar dhjetë raste të lindjeve, prej tyre […]

Banorët e Lugishtës së Hasit vullnetarisht po i mbulojnë gropat në rrugën e cila ndodhet në gjendje katastrofale

Banorët e Lugishtës së Hasit, për shkak të neglizhencës nga organet kompetente në rehabilitimin e rrugës Dedaj- Lugishtë, janë detyruar që vullnetarisht të ndërmarrin aksion për mbulimin e gropave në rrugën e cila ndodhet në gjendjen më të keqe të mundshme. Lugishtasit, i ishin gëzuar fillimit të punimeve me datën 19 korrik të këtij viti […]

Polici shpëton punëtorin në Suharekë

Një zyrtarë policor ka shpëtuar dje në Suharekë jetën e punëtorit të një kompanie derisa po bënte instalimin dhe shtrirjen e kabllos së internetit. Nga policia thonë se punëtori ishte duke punuar në një shtyllë ku kishte edhe rrjet elektrik. I njëjti ishte i lidhur me rripin e sigurisë, por për një moment dyshohet se […]

Pesë djem e pesë vajza, të porsalindur 24 orët e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar 10 lindje. Sa i përket gjinisë, numri i tyre kësaj radhe është i barabartë, pra pesë djem dhe po aq vajza, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Karakteristikë e kësaj periudhe është se për dallim nga ditët tjera, kur së paku një e treta […]

Komuna e Prizrenit njofton se nuk do të pranojë aplikacionet për kompensimin e shpenzimeve të varrimit

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar qytetarët e se nga data 13.09.2019 nuk do të pranohen aplikacionet për kompensimin e shpenzimeve të varrimit siç ka qenë deri më tani. “Siç edhe është njoftuar më parë, Komuna e Prizrenit tashmë ka marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë publike Ekoregjioni, me anë të […]

Tre të arrestuar për narkotikë në pikën doganore, në Vërmicë të Prizrenit

Në pikën kufitare të Kosovës, në Vërmicë, tre persona shtetas të Shqipërisë janë arrestuar dje, pasi që gjatë kontrollit në automjetin tyre jenë gjetur dhe konfiskuar 11 pako me marihuanë. “Gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar 11 (njëmbëdhjetë) qese plastike me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 13.92 gramë” […]

Vdes një 15 vjeçar pasi e zuri rryma në Prizren

Në Prizen, një 15 vjeçar ka vdekur pasi e ka zënë rryma. Sipas policisë, i mituri dyshohet të ketë qenë duke u pastruar në banjo kur edhe është kapur nga energjia elektrike. Rasti ka ndodhur para dy dite, rreth orës 15:30. Kjo konfirmohet edhe në raportin e sotëm të policisë së Kosovës. “Lidhur me rastin më 08.09.2019 […]

Një i vdekur në aksidentin e rëndë, në rrugën Malishevë – Rahovec

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Malishevë – Rahovec. Nga ky aksident një person ka ndërruar jetë.   Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar Albin Sahatqija, shef i trafikut rajonal në Gjakovë.   “Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 06:30 në rrugën Malishevë – Rahovec në mes […]