08-06-2025

Kryesore

Malisheva, Rahoveci, Suhareka e Prizreni në mbikëqyrje për ethet hemorragjike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike me ethet hemorragjike krime-kongo në të gjitha vatrat e infeksionit dhe bashkë me mjekët dhe punëtorët shëndetësorë të QKMF-ve në Malishevë, Rahovec, Klinë, Suharekë, Gjakovë edhe sivjet do të vazhdojnë mbikëqyrjen dhe hulumtimin epidemiologjik të të gjitha vatrave, përfshirë këtu edhe […]

Droga: Arrestohen dy persona, kapen me “kokainë” e para në pikëkalimin e Vërmicës

Dy persona të dyshuar, shtetas të Shqipërisë janë arrestuar pasi gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur një sasi e drogës së llojit kokainë dhe një sasi e parave, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas Policisë Kufitare në Vërmicë, gjatë kontrollit në veturën e tyre, dje është gjetur një sasi prej 1098.6 gramë substancë e dyshuar e llojit […]

Si i sheh Vetëvendosja akuzat mes kuvendarëve të saj dhe Nismës në Prizren?

Zyrtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE  (VV) në Prizren, që drejton pushtetin lokal, pas akuzave të kuvendares së këtij subjekti, Mimoza Bushranit ndaj drejtorit komunal të Arsimit,  që vjen nga Nisma dhe më pas kundër reagimin e Nismës ndaj dy asamblistëve të VV-së, këto zhvillime më tepër i shohin në relacionin Kuvend-Qeveri lokale. Kritikat e anëtarëve të […]

Presidenti Thaçi: Do ta ndryshoj Kushtetutën, Lugina i bashkohet Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të ketë korrigjim të kufirit me Serbinë dhe bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën. Ka thënë se ky është vizioni i tij dhe do të punojë për të ndryshuar Kushtetutën për ta bërë pjesë të Kosovës edhe Preshevën, Bujanocin e Medvegjën “Korrigjimi i kufirit, po. […]

Incident mes shikuesve në Rahovec, shtatë të arrestuar dhe dy policë të lënduar

Shtatë (7) persona të dyshuar janë arrestuar, derisa dy policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, gjatë intervenimit të sotëm,  në ndeshjen basketbollistike Rahoveci-Ponte Prizreni, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Policia e Kosovës njoftoi se kjo ka ndodhur gjatë sigurimit të lojës së basketbollit në Rahovec në kuadër të “Euroing Kupa e Kosovës – Final 8”. “ Gjatë zhvillimit […]

Rënie e ndjeshme e lindjeve në Prizren

Numri i lindjeve në spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, ka shënuar rënie të ndjeshme, gjatë 24 orëshit të fundit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në repartin obstetrik (salla e lindjes) numri i përgjithshëm i të lindurve ka qenë vetëm tre. Sa i përket gjinisë, dy janë djem, ndërsa një vajzë. Ajo që vlen të përmendet është se megjithë […]

Dy të arrestuar për posedim droge në Prizren

Gjetja e substancave narkotike, të llojit “marihuanë” ka qenë shkak për arrestimin e dy personave në Prizren, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Në rastin e parë është arrestuar një i dyshuar, pasi që gjatë një kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar një qese me marihuanë rreth 0.82 gramë dhe një pistoletë ‘Basque cal 32’. […]

Themelimi i “Muzeve të Prizrenit” pritet të ndikojë edhe në të mirën e turizmit

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, ka miratuar aktin e themelimit të “Muzeve të Prizrenit”, organ i cili do t’i strukturojë me përmbajtje muzetë ekzistuese, të cilat janë në përgjegjësinë e Komunës, si dhe do të themelojë disa muze të reja, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Një vendim i tillë, që u mor në seancën e djeshme të KK-së, […]

Kuvendarja Bushrani kërcënon Drejtorinë e Arsimit se do t’i paraqesë shkeljet në Prokurori, Susuri mohon akuzat

Anëtarja e Kuvendit Komunal (KK) nga Vetëvendosja, Mimoza Bushrani gjatë mbledhjes së sotme kritikoi Drejtorinë e Arsimit për shkelje në konkurse, duke thënë se prej tash rastet do t’i paraqesë në Prokurori, derisa drejtori i DKA-së, Skënder Susuri mohoi këto akuza, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Bushrani, partia e të cilës është në koalicion me Nismën Socialdemokrate, që […]

Burg për autorët e tentim vrasjes në Suharekë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykimin  dënues ndaj të akuzuarit me iniciale F.B. nga Suhareka,  për shkak të  veprës të vrasjes në tentativë, si dhe të akuzuarin me iniciale A.D. për shkak të veprës penale të vrasjes në tentativë në ndihmë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Të  akuzuarin me iniciale F.B., nga  Suhareka,  gjykata e  ka shpallur fajtor  […]