12-09-2025

Kryesore

Sot mbahet mbledhja  e Kuvendit Komunal të Prizrenit

Sot mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal (KK) për sivjet, në të cilën pos tjerash parashihet plotësim-ndryshimi i vendimit të Kuvendit, të marrë më 28 shtator 2018, me qëllim që vendimi për ndërtimin e bustit të Skënderbeut të ndërrohet me vendim për ndërtim të shtatores së Skënderbeut, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Ndër […]

2.5 mil euro donacion për njësitë rajonale të “Ekoregjionit” në Prizren

Katër njësi operative të kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Ekoregjioni” nga rajoni i Prizrenit, falw njw donacioni japonez parashihet ta posedojnë teknikën më të përsosur për menaxhim dhe operim, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Suhareka,Malisheva,Rahoveci dhe Dragash, janë përfitues tw donacionit japonez që kap vlerën rreth 2.5 milion euro. Kryeshefi ekzekutiv në kompaninë “Ekoregjioni” në Prizren, […]

KMDLNJ në Prizren viziton të arrestuarit për “kontrabandë” në pikëkalimin e Vërmicës, jepen disa hollësi

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren ka njoftuar se ka vizituar të arrestuarit e dyshuar për kontrabandë në pikën kufitare të Vërmicës, në Qendrën e Ndalimit Policor në Prizren, ku po qëndrojnë katër të arrestuarit, e dyshuar për kontrabandë me mallra, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Deklarata e KMDLNJ-së: “A. Z. (1958), lind. në Brod, Komuna […]

Prokuroria jep detaje për zyrtarët doganor dhe kontrabandistët e arrestuar në Vërmicë

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me hetuesit e Doganës, pas një hetimi disa mujor duke përdorur teknikat speciale të hetimit dhe vëzhgimit, ka arritur që me datë 27.05.2019 t’i arrestoj katër (4) zyrtarë doganor të Pikës Doganore në Vërmicë – Prizren dhe katër (4) qytetarë, dy prej tyre shtetas të Republikës së Shqipërisë, transmeton […]

Tetë të arrestuar në doganën me Shqipërinë në Vërmicë të Prizrenit

Disa arrestime janë bërë në pikën e doganës me Shqipërinë në Vërmicë afër Prizrenit. Në aksionin nën udhëheqjen e kryeprokurorit të Prizrenit, Admir Shala, Gazeta Express ka njoftuar për arrestimin e katër kontrabandistëve dhe katër doganierëve. Ata kanë qenë në një vëzhgim disamujor, si të përfshirë në korrupsion. Të arrestuarit dyshohet që në mënyrë ilegale, […]

Java nis me më pak foshnja të lindura në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar gjashtë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 3 meshkuj 3 femra Pos numrit të njëjtë sa i përket gjinisë, karakteristikë tjetër gjatë këtij 24-orëshi është edhe numri i njëjtë i lindjeve sikurse një ditë më parë. /GazetaePrizrenit.net/

Hasjani, Arton Zekaj shprehet krenar që do ta veshë fanellën e Kosovës

Paraqitjet e suksesshme dhe mbresëlënëse të ekipeve kombëtare të Kosovës në dy vitet e fundit kanë rritur entuziazmin jo vetëm tek tifozët, por edhe te futbollistët. Të shumtë janë ata që duan që ta veshin fanellën e Dardanëve, për ta dhënë kontributin për vendin e origjinës së tyre. I fundit që ka vendosur ta veshë […]

Dyshohet për dallavere në përzgjedhjen e infermierëve në Prizren

Një konkurs i cili është shpallur për 10 infermierë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren, ka ngritur dyshime për favorizime, nga kandidatë që ia kanë mësy këtyre pozitave. Disa kandidatë i kanë thënë Gazetës Blic në kushte anonimiteti, për shkak të rrezikut ta hakmarrjes nga drejtuesit e komunës, se po dyshojnë për dallavere. “Njerëzit […]

Has: Në jubileun e “Shigjetës”, Thaçi shprehet për një shtet të përbashkët pa kufij

E ardhmja e Kosovës është e sigurt për anëtarësim në NATO dhe BE, por po krijohen edhe rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që të dy parlamentet ai i Kosovës dhe Shqipërisë të nxirrnin deklaratat e nevojshme të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një […]

Identifikohet i dyshuari që pas aksidentit largohet nga vendngjarja në Prizren

Policia në Prizren ka njoftuar se ka identifikuar një person që dy ditë më parë ka shkaktuar aksident dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. ‘’Pas hetimeve të bëra lidhur me një aksident është identifikuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili me veturën e tij BMË X5 me targa vendore kishte qenë pjesëmarrës […]