24-04-2024

Prizren: Katër djem e po aq vajza, të porsalindur 24 orët e fundit

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar tetë lindje.

Sa i përket gjinisë, numri i tyre kësaj radhe është i barabartë. Pra katër djem dhe po aq vajza, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Karakteristikë e kësaj periudhe është se për dallim nga ditët tjera, kur së paku një e treta e lindjeve janë “cezariane” me operim, gjatë kësaj kohe nuk ka pasur të tilla.

Një ditë më parë Prizren, janë regjistruar shtatë raste të lindjeve./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.