Kurti: Duhet ta reformojmë sistemin e drejtësisë, duhet vettingu

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Kurti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe sistemin gjyqësor në Kosovë dhe ka kërkuar që të bëhet një pastrim i gjyqësorit nga prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.

“Krimi dhe krrupsioni duhet të luftohen menjëherë, duhet vettingu”, ka thënë Kurti.

“Vendet e vetme që po kalojnë nëpër vetting për momentin janë Ukraina, Kenia dhe Shqipëria, prej atyre do marrim shembull se si kanë kaluar nëpër këtë proces shumë të ndjeshëm. Duhet ta reformojmë sistemin e drejtësisë”

“Duhet që të bëhet pastrimi i sistemit gjyqësor. Vetëm me prokurorë të pastër luftohet krimi“/Gazeta Express/