27-11-2025

Kryesore

Mungesa e objektit publik, pengon një projekt për lëmoshëkërkuesit në Prizren

Gjetja e një objekti për qëndrim 24 orësh, po paraqet vështirësi për Komunën e Prizrenit, për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së lëmoshkërkuesve , të cilët pothuajse e kanë shndërruar qendrën e qytetit “shatërvan” në kamp të tyre, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”. Pas disa shqetësimeve të ngritura, Komuna ka nisur bashkëpunim me organizatën gjermane […]

Gjykata e Prizrenit ia cakton një muaj paraburgim, të kërkuarit nga Gjykata Speciale, Remzi Shalës

Gjykata Themelore (GJTH) Prizrenit, Departamenti i Krimeve të  Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1(një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale R.SH. nga fshati Shirokë, Komuna e Suharekës,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, krimi i luftës […]

Aktakuzë për një inspektor komunal në Prizren, dha pëlqimin për biznesin e lojërave të fatit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet F.G., në cilësi të personit zyrtar si Inspektor i Tregut, pranë Drejtorisë së Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Sipas aktakuzës, i pandehuri F.G., duke shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, i […]

Një i lënduar në aksident trafiku në Prizren

Një person ka marrë tretman në qendrën spitalore të Prizrenit për shkak të lëndimit në një aksident trafiku. Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30, por nuk jepen hollësi për vendin e saktë. “Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore […]

Numër i njëjtë i të porsalindurve për nga gjinia në Prizren

Në maternitetin e spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar tetë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 4 meshkuj 4 femra 2 lindje “cezariane”  (me operacion). Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi, pos numrit të barabartë të foshnjave sa i përket gjinisë, është edhe rënia për pak e numrit të të porsalindurve rrahuar me ditën […]

Dy vjet burgim dhe 700 euro gjobë për vjedhje të rëndë në Prizren

Gjykata Themelore (GJTH) e Prizrenit ka shpallur  aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit me iniciale  A.A. nga Prizreni,  për shkak të  veprës  penale  vjedhje e rëndë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Për këtë GTH ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy ) viteve, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 700 (shtatëqind) euro. Në aktgjykim, thuhet me […]

Kuvendi i Suharekës kërkon parandalimin e vjedhjeve

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës, të mërkurën, përmes një deklarate, kanë kërkuar shtimin e masave të sigurisë për parandalimin e rasteve të vjedhjeve në territorin e kësaj komune. Deklarata është përpiluar në mbledhjen e jashtëzakonshme të KK-së, që ishte thirrur me iniciativën e grupit të këshilltarëve të PDK-së për shkak të rasteve të […]

Nëntë të porsalindur në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar nëntë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 5 meshkuj 4 femra 2 lindje “cezariane”  (me operacion). /GazetaePrizrenit.net/

Komuna pret tenderin për hapësirat e gjelbra, banorët pastrojnë pjesë të “Ortakollit”në Prizren

Ndërkohë që banorët e lagjes “Ortakoll” të Prizrenit tashmë kanë kositur barin, duke pastruar disa pjesë të hapësirave të gjelbra në këtë pjesë, zyrtarët lokal kanë thënë se projekti është në procedurën përfundimtare të tenderimit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në mungesë të mirëmbajtjes së kopshteve përreth banesave, qytetarët kanë filluar ta kositin barin që është rritur së […]

Nesër reduktime të ujit në Atmaxhë, Gjonaj dhe disa fshatra përreth

Kompania “HIDROREGJIONI JUGOR“ në Prizren njofton konsumatorët, se konform njoftimit nga KEDS-i për ndërprerje të energjisë elektrike, si rezultat i punimeve te planifikuara do të paraqitet problemi me furnizim me ujë të pijes nga data 22.05.2019 prej orës 11:00 deri në 16:00 në Stacionin e pompave në ‘Sozi’ Nashec, probleme me furnizim të ujit do […]