25-11-2025

Kryesore

Prizrenit i shtohen 12 banorë të rinj

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 12. 7 meshkuj 5 femra 3 lindje “cezariane”  (me operacion). GazetaePrizrenit.net/

Defekti në rrjet çrregullon furnizimin me ujë në disa pjesë të Prizrenit

Disa pjesë të Prizrenit, përfshirë edhe fshatra të Prizrenit, kanë mbetur pa furnizim  me ujë të pijshëm. Kjo situatë është prej mbrëmë, ndërsa njoftohet se shkak për këtë është një defekt tek gypi transportues, tek lokacioni “Natyra” në Grykën e Lumbardhit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Si pasojë nuk janë duke u furnizuar me ujë lagjet: Ortakolli, Ralini, […]

Të gjithë të porsalindurit në Prizren, të gjinisë femërore

Për dallim nga ditët tjera,  në spitalin e përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” të Prizren,  të gjithë të porsalindurit gjatë këtij 24 orëshi janë të gjinisë femërore, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Njoftohet se në repartin  0bstetrik (salla e lindjes), asnjëra nga foshnjat nuk ishte e gjinisë mashkullore. Dy nga gjashtë lindjet kanë qenë “cezariane” (me operacion). Rastet e tilla, […]

Mrekulli: Një lindje trinjakesh në Prizren, të tre djem

“E treta e vërteta”. Kjo thënie ka dalë e vërtetë për një grua nga fshati Skorobisht, afër Prizrenit, pasi ajo në lindjen e tretë me radhë, solli në jetë tri foshnja. Lindja ka ndodhur në qendrën rajonale të spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, dhe karakteristikë është se tre të porsalindurit janë të gjinisë mashkullore, shkruan sot […]

Drogë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Prania e substancave narkotike në burgjet e Kosovës, përfshirë edhe Prizrenin, tashmë nuk është ndonjë risi. Policia ka njoftuar se oficerët korrektues në shëtitoren e qendrës së paraburgimit në Prizren,  kanë gjetur një qese najloni me 16.69 gram substanca narkotike të dyshuara si marihuanë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Raportohet se dyshimet  janë që droga kishte mbetur aty nga […]

Inspektorati në Prizren largon nga tregu rreth 5 mijë artikuj

Gjatë dy muajve të fundit inspektorët komunal të Prizrenit,  kanë inspektuar 32 qendra tregtare dhe hipermarkete, duke larguar rreth 5 mijë artikuj të ndryshëm me afat të skaduar apo me deklaracion të mangët, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Kështu është raportuar në mbledhjen e sotme kushtuar sigurisë, me theks të veçantë,  atë gjatë festave të fundvitit në komunën […]

Aksident në Suharekë, humb jetën një person

Në rrugën rajonale Prizren-Suharekë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një vetaksident me fatalitet, në të cilin ka humbur jetën një person, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në komunikatën nga policia, njoftohet  rast ndodhi në hyrje të Suharekës, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident viktima […]

Prizreni përgatitet për masat e sigurisë gjatë festave

Siguria gjatë festave të fundvitit në komunën e Prizrenit, sot do të diskutohet nga akterët e kësaj fushe, në një mbledhje të veçantë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në mbledhjen e thirrur nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, e që  fillon në orën 11:00, në mjedise të Kuvendit të Komunës, do të marrin pjesë përfaqësues nga policia, zjarrfikësit, inspektorati […]

Has: Vdekja në Kushnin s’ishte vrasje me armë

Vdekja e 49 vjeçarit Ismet U. Smajlaj,  që u gjet dje i përgjakur dhe me plagë, në rrugën afër fshatit Kushnin të Hasit, ka dalë të mos jetë vrasje me armë zjarri, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Burime nga Policia e Kosovës me kusht anonimitetit, kanë konfirmuar për portalin se analizat pas autopsisë kanë treguar se viktima nuk […]

Anulohet ekskursioni i gjimnazistëve të Prizrenit në Brezovicë

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga policia, sot është anuluar ekskursioni njëditor i nxënësve të shkollave të mesme të Prizrenit, për në Brezovicë, nisja e të cilit ishte paraparë mëngjesin e sotëm (e shtunë),  transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Zyrtari për media pranë policisë rajonale në Prizren, Vesel Gashi, ka konfirmuar se para orës 07:00, policia […]