08-06-2025

Prizren

Liria” me bileta vjetore, nis shitja

KF “Liria”, ka nxjerrë në shitje biletat vjetore, njoftuan zyrtarët e klubit, transmeton  “gazetaeprizrenit.net”. Shpërndarja e tyre tashmë është bërë nëpër lokalet e autorizuara nga ana e klubit, ku të interesuarit edhe mund t’i blejnë biletat. Lokalet  gjenden në sheshin ‘shatërvan’ të Prizrenit.

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:00 Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Komunën e Rahovecit. (Zona Ekonomike mbi Opterushë).

Fillon normalizimi i furnizimit me ujë në një pjesë të Prizrenit

Më në fund ka filluar furnizimi me ujë të pijes, pas ndërprerjes  që nga mëngjesi. Këtë e konfirmuan edhe zyrtarë të ujësjellësit si dhe disa banorë të lagjes “Bazhdarhane”, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.   Rifillimin e furnizimin me ujë e konfirmuan edhe drejtuesit e kompanisë  “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, të cilët thanë se përkundër angazhimit të inxhinierëve, […]

Si do merrni informacione për “Pritjet ne Kufi”?

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK), nga dje ka vënë në funksion të plotë dhe në kohë reale aplikacionin “Pritjet ne Kufi” në Facebook dhe Twitter, ku qytetarët mund të informohen për pritjet në kufi. Publikimi i fluksit do të bëhet çdo një orë në të […]

Furnizimi me ujë në Prizren pritet të rikthehet brenda dy ore

Drejtuesit e kompanisë  “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, që edhe bën furnizimin me ujë në Prizren, konfirmuan se furnizimi me ujë në pjesët e qytetit në të cilat është ndërprerë ai, pritet të rikthehet brenda dy orësh, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.   Drejtori i kësaj kompanie, Besim Baraliu, tha se ndërprerja në një pjesë të qytetit ka ndodhur […]

Susuri paralajmëron ankesë  në rast se Haskuka këmbëngul në anulimin e konkursit për drejtorë

Drejtori komunal  i arsimit në Prizren, Skënder Susuri,  derisa mbron qëndrimin e tij rreth procesit të përzgjedhjes së drejtorëve të disa shkollave, ka thënë se pret zgjidhjen e problemit pas anulimit të konkursit gjatë një takimi me kryetarin Haskuka.   Ai ka thënë për Tv Prizrenin se në rast të anulimit të konkursit, do të […]

Një pjesë e Prizrenit pa ujë të pijes nga mëngjesi

Një pjesë e madhe e Prizrenit, përfshirë lagjet “Bazhdarhane” atë “Ortakoll” dhe “Arbana” kanë mbetur pa ujë të pijes, që nga orët e mëngjesit, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.   Zyrtarët e kompanisë  “Hidroregjioni Jugor” që edhe bën furnizimin me ujë në Prizren, nuk kanë dhënë ndonjë informacion se për çfarë është ndërprerë uji, ndërkohë që sot temperaturat […]

Zgjim Kryeziu, zgjedhet kryetar i kb ”Prizreni” (ish-Kalaja)

Anëtari i ri u Superligës së Kosovës në basketboll, ka ndryshuar emrin. Nga KB ” Kalaja”, ky klub do të ketë emrin e ri KB ” Prizreni”, ndërsa kryetar i klubit do të jetë, Zgjim Kryeziu, njofton faqja zyrtare e klubit prizrenas.” Dje pasdite u mbajtë kuvendi i klubit , ku në rend të dites […]

“Kukulla” vjen me premierë në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu”

Me tekst të Miro Gavran e regji të Kaltrim Balajt, më 8 korrik në Teatrin e Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”, jepet premiera e shfaqjes “Kukulla”, shkruan KultPlus. Marko, 39 vjeçar ndahet nga e dashura e tij Maria, dhe në internet e sheh që është krijuar një Kukull e cila duket si njeri për nga […]

Komuna e Prizrenit lëshon lokalet me qira për 1 euro në muaj

Komuna e Prizrenit ka lidhur kontratë me partitë politike të Asamblesë Komunale për shfrytëzimin e nëntë lokaleve me qira, ku shuma mujore që partitë obligohen t’i paguajnë komunës është një euro, raporton Insajderi. Sipas Raportit të Auditorit, Komuna e Prizrenit kishte refuzuar t’i përmbahej ligjit kur kishte lëshuar nëntë lokale me qira për partitë politikë […]