20-04-2024

Ende pa ndonjë të arrestuar për vrasjen enigmatike në Krushë të Vogël

Gati dy muaj, pas vrasjes misterioze të Milit Shehut, që ndodhi në fund të korrikut në Krushë të Vogël të Prizrenit, ende nuk ka ndonjë rezultat konkret për zbardhjen e rastit. Policia konfirmoi se hetimet intensive për ngjarjen janë shtuar, ndërsa ky është rasti në të cilin tashmë janë fokusuar njësitet përkatëse hetuese,  por që është i nevojshëm një bashkëpunim më  i madh i familjarëve, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”

Drejtori i policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi konfirmoi se policia ka intensifikuar edhe më tepër hetimet rreth zbardhjes së rastit, me ç’rast  nga njësitet policore është kërkuar, që të përqendrohen në elementet që ndihmojnë zbardhjen e vrasjes misterioze.

“Në kontesktin e hetimeve janë analizuar detajisht xhirimet e marra nga kamerat e sigurisë, ndërsa tashmë jemi duke bërë punë këmbëngulëse dhe në takimet tona u kemi kërkuar njësiteve hetuese qasje shumë serioze në zbulimin e rastit”, ka thënë ai, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Zbulohet edhe një detaj i ri rreth vrasjes së rojës së marketit në Krushë të Vogël

Vrasja engimatike e M. Shehut, roje në marketin “Getoari” në Krushë të Vogël, mëngjesin e 26 korrikut,  pat tronditur  jo vetëm fshatin Krushë të Vogël, por tërë rajonin e Përdrinisë  e më gjerë.  Kjo për faktin se përveçse nuk dihet autori, deri tash së paku për opinion nuk dihen as motivet.

Vrasja dyshohet të jetë kryer me kallashnikov. Familjarë dhe banorë të fshatit patën thënë për autoritetet, se  viktima nuk ka pasur ndonjë konflikt me askënd dhe se ka qenë njeri i urtë e punëtor.

Viktima ishte mashkulli më i madh i familjes. Gjatë luftës në masakrën e Krushës së Vogël, ai kishte të vrarë 5 anëtarë të familjes,  të atin dhe 4 vëllezër, ndërsa vet ka qenë ish-ushtar i UÇK-së. Zbardhjen e kësaj vrasje e ka kërkuar edhe Shoqata e Veteranëve të Luftës. /GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.