16-08-2025

Prizren

Tre të vdekur me Covid nga rajoni i Prizrenit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes me Covid-19 në Kosovë, prej të cilëve tri raste janë nga rajoni i Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas të dhënave nga të  Institutit Kombëtar të  Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga komuna e Prizrenit,  Suharekës dhe Rahovecit është nga një i vdekur. Nga të […]

Dasmë në Prizren në kulmin e pandemisë, ndërhyn Policia

Një dasmë po mbahej në Prizren në kohën kur po shënohen rekorde rastesh. Policia ka njoftuar se ka ndërhyrë dhe dasmorët u shpërndan për shkak se kanë vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Përveç që ka ndaluar një dasmë, Policia ka intervenuar edhe në dy lokale të kafiterive […]

Prizren: Lëshuan teste negative të Covid-19 për mërgimtarët, paraburgim tre personave

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 24.08.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 23.09.2021, ndaj të pandehurve Xh.K., A.S., dhe Sh.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 par.2 lidhur me par.1 në […]

Arrestohet një prizrenas i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person nga Prizreni është arrestuar pasi po kërkohej nga organet e drejtësisë. Në raportin e Policisë, thuhet se arrestimi është bërë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, raporton Gazeta e Prizrenit. “Në bazë të disa urdhëresave të lëshuara nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun […]

Garë e “fortë” për kryetar të Prizrenit, NDS boshnjak del me kandidat

Tashmë janë përmbyllur listat e partive politike në Prizren, të cilat garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan Gazeta e Prizrenit. Kjo ka sqaruar edhe interesimin e opinionit nëse partitë e komuniteteve joshqiptare do të paraqitnin kandidat për kryetar të komunës, meqenëse sipas analistëve mungesa e tyre do ta favorizonte kandidatin e Vetëvendosjes (VV), […]

AVONET- Haskukës: Nuk ta panë “hajrin” qytetarët, por jaranat! (FOTO)

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, sot ka realizuar një performancë pranë objektit të zyrës së Kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, duke shprehur shqetësimin lidhur me keq-qeverisjen dhe mos transparencën e të parit të Prizrenit. Sipas AVONET, Haskuka nuk është transparent, ngase ai nuk u përgjigjet kërkesave për takim jo vetëm të qytetarëve, por edhe […]

8 të vdekur me Covid nga rajoni i Prizrenit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes me Covid-19 në Kosovë, prej të cilëve 8 raste janë nga rajoni i Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit. Rahoveci prin me 4 të vdekur, dy nga komuna e Prizrenit, ndërsa nga Malisheva e Suhareka kanë nga një viktimë. Nga të dhënat e publikuara nga […]

Teste false anti-Covid në Prizren, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar në Prizren, për shkak të dyshimit për falsifikim të testeve Covid-19, raporton Gazeta e Prizrenit. Referuar policisë, arrestimet janë bërë në raste të ndara, ndërsa testet janë lëshuar për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës. Raporti i PK-së: Prizren 24.08.2021 – 19:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar […]

Hapet edicioni i dytë i forumit ” Invest in Prizren”, Kryeministri Kurti i pranishëm

Në Prizren u zhvilluar ceremonia e hapjes së edicionit të dytë të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, të organizuar nga Komuna, raporton Gazeta e Prizrenit. Ceremonia është mbajtur në kompleksin e “Lidhjes së Prizrenit”. Një fjalim përshëndetës mbajti kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndërsa folën edhe zyrtarë të tjerë lokal.

PDK në Prizren publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet e 17 tetorit

Dega e PDK-së në Prizren sapo ka publikuar listën e kandidatëve që garojnë në listën e saj për Kuvendin e Prizrenit në zgjedhjet e 17 tetorit. Postimi i plotë: Lista Zyrtare e Kandidatëve për Kuvendarë, Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren! Lista e Kandidatëve të PDK-së në Prizren është e larmishme dhe përfaqëson të […]