09-07-2025

Prizren

Prizren: Kontrabandim me refugjat afër pikëkalimit kufitar në Vërmicë

Një rast i kontrabandës me emigrant është vërejtur nga policia, sot në orët e hershme të mëngjesit në autostradë afër pikëkalimit kufitar me Shqipërinë,  raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur afër pikës kufitare në Vërmicë. “Njësia policore  e cila ishte në vëzhgim në afërsi të autostradës Ibrahim Rugova –afër PKK Vërmice, […]

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19

Krahasuar me ditën paraprake, sot ka shtim për 30 të rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi, derisa në Prizren janë 45 raste më shumë, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Brenda 24 orëve janë raportuar 15 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, tri prej tyre në komunën e e Prizrenit: (87, 71, 62 vjeç). […]

Tre prizrenas pritet të jenë në Qeverinë Kurti

Albin Kurti e ka prezantuar përbërjen e plotë të kabinetit qeveritar që pritet të votohet pas pak në seancën që po mbahet. Pjesë e kabinetit të tij do të jenë edhe tre përfaqësues nga Prizreni, raporton Gazeta e Prizrenit Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut pritet të jetë Emilja […]

Përfundon gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndertimit në Prizren

Sot, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka përfunduar gjykimi ndaj ish- inspektorit të ndërtimit, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Prokurori i rastit Metush Biraj gjatë fjalës përfundimtare ka kërkuar që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ai tha se përveç provave tjera nga […]

Alarmante: Tre të vdekur me Covid në Prizren dhe 54 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 827 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë […]

Nga spitali lajmëroi policinë se posedon armë

Një person ka telefonuar në Policinë në Prizren, duke i njoftuar se në shtëpinë e tij ka armatim. Në fakt telefonata e tij erdhi pasi gjyshi i tha këtij të fundit të lajmërojë Policinë, teksa vet ai gjendet në spital për shkak të komplikimeve shëndetësore. “Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka […]

Bora vështirëson qarkullimin e automjeteve në disa fshatra të Hasit

Bora që po bie, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa fshatra të Hasit siç janë: Lubizhdë, Romaj, Gjonaj, ndërsa gjendje jo e mirë paraqitet edhe në pjesë tjera të komunës së Prizrenit. Një banorë i fshatit Lubizhdë të Hasit në redaksi të Televizionit të Prizrenit, ka dërguar disa fotografi të gjendjes së rrugës ku […]

Paraburgim të dyshuarit për grabitje në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: grabitje. Sipas gjykatës, me datë 3 mars, në orët e hershme të mëngjesit në pompën e derivateve në Suharekë, ky i pandehur bashkë me një person tjetër, […]

Një i vdekur me Covid-19 në Prizren, ndërsa edhe 9 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.838 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë […]

Në Prizren gjendet një trup i varrosur në mënyrë të pazakontë

Policia në Prizren ka njoftuar për gjetjen e një trupi të varrosur në mënyrë të pazakontë. Atë e kanë gjetur varrmihësit, ndërsa dyshimet e para ndërlidhen me atë se ky trup mund të jetë viktimë e luftës, raporton Gazeta e Prizrenit. Në raportin 24 orësh të PK-së nuk jepen hollësi, por thuhet se zbulimi ka […]