27-08-2025

Prizren

Nga 284 rastet e reja me Covid, 5 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.058 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv […]

Ngjarjet që pritet të ndodhin sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 – Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit tek “Shtëpia e Bardhë”). Ora 13:00 Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 13:00). /GazetaePrizrenit.net

Ish-drejtori i Administratës, Baldedaj: Disa pushtetarë që sillen sikur e duan “Drinin” nuk e patën votuar buxhetin ku bënte pjesë projekti

Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal, njëherësh ish-drejtori i Administratës komunale në Prizren, Ilir Bladedaj ka treguar se ka shkuar ta vizitojë Memorialin kushtuar komandant “Drinit”, disa ditë nga përurimi, në të cilin kishin marrë pjesë shumë njerëz, sipas tij jo meritor, por servil, pasi buxheti ku bënte pjesë edhe projekti […]

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen tri automjete

Si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues. Në orët e mbrëmjës së sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht ndërmjet Suharekës dhe fshati Duhël. Indeksonline mëson se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë. Lexo edhe: Skandalet në arsimin prizrenas, ish-zv.drejtorët […]

Vdes një person me Covid në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për një rast të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, transmeton Gazeta e Prizrenit. Në njoftimin e IKShP-së nuk jepen të dhëna të tjera. Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste […]

Shtohen rastet me Covid, në Prizren sot edhe 20 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 932 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 281 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv […]

Prizren: Dështon gjykimi ndaj gjeodetëve për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet gjykimi  ndaj të pandehurve Bajram Selmani dhe Luljeta Rizanaj, të cilët po akuzohen se në cilësi të gjeodetëve kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Shkak për dështimin e kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarve Luljeta Rizanaj dhe Bajram Selmani, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në fillim […]

Prizren: Prokuroria ngrit aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjashtëdhjetepesë (65) aktakuza, kundër nëntëdhjetegjashtë (96) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar. Gjithashtu, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave […]

Në Goruzhup të Hasit gjendet një mjet shpërthyes

Në fshatin Goruzhup të Hasit të Prizrenit mbrëmë është gjetur një mjet shpërthyes, që më pas është shpërthyer nga ekipet, shkruan shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, një person ka raportuar se në fushë kishte hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti EOD i FSK-së […]

Skandalet në arsimin prizrenas, ish-zv.drejtorët e shkollave marrin paga pa punuar

Disa ish-zëvendësdrejtorë dhe një ish-drejtor shkolle në Prizren janë paguar për një kohë për këto pozita, përkundër që kontratat e tyre kishin skaduar apo ndërprerë nga ana e kryetarit të Komunës Mytaher Haskuka, ndërsa njëri prej tyre në këtë formë është paguar së paku 6 muaj, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Premtimet për ndryshime në të […]