14-05-2024

Prizren

10 raste të reja me koronavirus në Prizren, nga 96 rastet në Kosovë

Sot, më 27 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 96 raste pozitive. Nga komuna e Prizrenit jo vetëm që kanë dalë të infektuar, por numri i tyre […]

Prizren: Shkelet një grua nga një veturë në rrugën “Ekrem Rexha”

Në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, një grua ka marrë lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë. Ajo ka ka pranuar tretman mjekësorë. Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur pasdite. “Raportohet se e dyshuara femër kosovare duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. […]

Vërmicë: Fluks turistësh nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Turistët nga Kosova kanë vërshuar sot në mëngjes drejtë Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar dhe bëhet fjalë për mijëra makina dhe mijëra qytetarë. Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana tha për ATSH se është dyfishuar numri i fluksit të turistëve në Morinë në krahasim me një javë më parë. Prefekti Kuçana tha se […]

Për dy ditë vdiqën 6 persona të infektuar me COVID-19 nga rajoni i Prizrenit

Brenda dy ditësh në vendin tonë kanë vdekur gjashtë persona nga koronavirusi, përderisa mbrëmë u konfirmuan edhe 62 raste të reja Covid-19. Raporti i fundit i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit, si dhe sot në orët e hershme […]

Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren-Prevallë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se qytetarët e Republikës së Kosovës, se në rrugën rajonale Prizren – Prevallë, kilometri i 18-të, konkretisht në afërsi të fshatit Gornje Sello, sot ka ndodhur një rrëshqitje dheu dhe gurësh nga pjesët anësore. MI nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se kompanitë e kontraktuara nga MI, tashmë kanë pastruar këtë […]

Koronavirusi: Nga 62 raste të reja, 4 nga komuna e Prizrenit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 62 raste të reja me koronavirus në vend. Prej tyre 4 rast janë nga komuna e Prizrenit, ndërsa për të infektuar raportohet edhe nga komunat e rajonit tonë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. “Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, […]

Grabitësit me maska thyejnë Komunën e Prizrenit

Dy persona mbrëmë kanë tentuar ta grabisin Komunën e Prizrenit. Ata të maskuar mbrëmë rreth orës 02:00 pas mesnate, kanë arritur të hyjnë në Administratën Komunale të Komunës së Prizrenit. Grabitësit kanë thyer një dritare, dhe të pa vërejtur nga ana e sigurimit të objektit kanë arritur të hyjnë brenda Administratës Komunale “ One Stop […]

61-vjeçari që vdiq sot shkaku i koronavirusit ishte inspektor në Prizren

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se 61-vjeçari nga Prizreni, i cili vdiq sot nga COVID-19, ishte inspektor tatimor në Drejtorin Regjionale të Prizrenit, raporton Express. “Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta kolegu ynë Habib Kadolli, i cili ishte i prekur nga COVID-19. Habib Kadolli ishte inspektor tatimor në […]

Prizren: Gjashtë muaj burgim për bixhoz të paligjshëm

Gjykata Themelore e Prizrenit,  ka dënuar me gjashtë muaj burgi V. K. nga fshati Shajne, Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Në kumtesë, thuhet se të akuzuarin me iniciale AV. gjykata e ka shpallur fajtor  dhe dënuar  […]

Një person nga Prizreni dhe një nga Rahoveci ndërrojnë jetë nga koronavirusi

Edhe dy persona kanë vdekur sot pas infektimit me koronavirus. Kështu ka bërë të ditur SHSKUK-ja përmes një njoftimi në Facebook. Siç njoftohet njëri rast është A.M. 56 vjeçar nga komuna e Rahovecit, për të cilin thuhet se përveç infeksionit me COVID-19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Poashtu njoftohet se sot në orën 10:30, ka […]