27-08-2025

Prizren

Komuna e Prizrenit promovon biznesin e vëllait të kryetarit Haskuka

Qyteti i Prizrenit veçohet me shumë objekte historike dhe fetare si dhe me mikpritjen e tij. Prizreni vizitohet nga turistët vendor por edhe ndërkombëtar. Komuna e Prizrenit që nga muaji gusht ka promovuar faqen Visit Prizren, me qëllim të promovimit të Prizrenit, Hoteleve, ushqimeve kafiterive dhe objekteve për tu vizituar. Mirëpo duket që Komuna pos […]

Nisma do mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit për gjendjen në arsim

Kuvendarë të Nismës Socialdemokrate në Prizren kanë nisur konsultimet me partitë opozitare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal rreth gjendjes në arsim. Kjo vie pas vendimit të kryetarit të  Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka për të larguar disa nga drejtorët e shkollave pa kritet e pa konkurs, transmeton Gazeta e Prizrenit “Duke […]

Nga 162 rastet e reja me Covid-19 në Kosovë, 7 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 584 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri […]

Çfarë po ndodh? Haskuka fton drejtorët e larguar të shkollave

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka ftuar sot në selinë  e tij,  tw njohur si ‘Shtëpia e Bardhë’ në Prizren, disa nga drejtorët e shkollave, të larguar pa konkurs, transmeton Gazeta e Prizrenit. Burime të sigurta të portalit bëjnë të ditur se takimet do të mbahen ndaras. Njoftohet se disa nga ushtruesit e emëruar […]

Aksion i inspektorëve, mbyllen 16 lokale në Prizren

Gjashtëmbëdhjetë lokale janë mbyllur mbrëmë në Prizren. Drejtori i Inspektorateve në komunën e Prizrenit, Edon Muçaj, ka konfirmuar në rrjetin social Facebook për një aksion të ndërmarr nga inspektorët e tregut dhe ata sanitar për mbylljen e disa lokaleve, pa treguar arsyet. Televizioni i Prizrenit sipas disa burimeve zyrtare thuhet se këto 16 lokale nuk […]

Rekordi i Haskukës: Shkolla e Mjekësisë për dy vjet 4 ushtrues detyre të drejtorit

Premtimet e bëra nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe partia e tij Vetëvendosje! për ndryshime pozitive,  me të ardhur në pushtet jo vetëm që nuk dolën aspak,  por gjërat sa shkruan në drejtim të kundërt,  apo në regres, shkruan Gazeta e Prizrenit. Ashtu edhe siç pritej sektori i Arsimit ishte ndër sfidat […]

Fundi i mandatit, Haskuka vazhdon me shkelje ligjore, merr përsipër emërime dhe shkarkime të drejtorëve të shkollave

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka po hyn në vitin e fundit të mandatit të tij si kryetar i Komunës së dytë më të madhe në vend. Pjesën e mbetur të mandatit kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, duket se do ta bëjë i vetmuar në qeverisje, pasi me gjasë nuk do t’i […]

Zemaj: Testimet për COVID-19 mund të bëhen edhe tek QKMF-të

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se nga sot testimet për COVID-19 mund të bëhen edhe tek QKMF-të. Zemaj tha se të gjithë mund të testohen për coronavirus, sepse tani ka lejuar që këtë shërbim ta japin edhe nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. “Gjithë qytetaret mund ta bëjnë testin serologjik në […]

158 raste të reja me COVID, 6 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri […]

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ia shpreh pakënaqësinë Haskukës për largimin e drejtorëve të shkollave

Ministri i MASHT-it, Ramë Likaj ia ka shprehur pakënaqësinë e tij, kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies së punës në pozitat udhëheqëse të drejtorëve të disa shkollave, pa konkurs dhe emërimit në vend të tyre të ushtruesve të detyrës, raporton ‘Gazeta e Prizrenit’. “Ministri Likaj i ka thënë […]