26-04-2024

Prizren

Shtyhet seanca e Kuvendit të Prizrenit që ishte caktuar në datën e shënimit të Ditës së Kushtetutës

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës, e thirrur nga kryesuesi i KK-së për datën 9 prill, shtyhet për një ditë. Sipas njoftimit shtyrja ka ndodhur për arsye se në datën e sipërpërmendur festohet Dita e Kushtetutës së Kosovës. “Për shkak të festës zyrtare të Ditës së Kushtetutës së […]

Prizren: Shoqërohen në polici tre persona, s’respektuan orën policore

Tre persona (kosovarë)  janë shoqëruar në polici për shkak të mosrespektimit të orës policore. Rasti ka ndodhur në rrugën e Kuksit në Prizren, rreth orës 03:00. Sipas policisë, të dyshuarit janë hasur nga njësiti policor duke lëvizur  në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak […]

Pamje e hënës së plotë nga Prizreni

Rreth orës katër të mëngjesit të sotëm (me orën tonë lokale) Europa u ndriçua nga pamja e Hënës Rozë, e cila nuk ka ndonjë ndryshim me Hënën e plotë. Emri i saj vjen nga amerikanët vendas, të cilët i kanë vendosur ngjyrën për shkak të periudhës ku çelin lulet e egra. Hëna e plotë e […]

Në Prizren mbyllen parqet e miniparqet që shfrytëzoheshin për pushim

Përmirësimi i motit në fillim të kësaj jave ka shtuar praninë e qytetarëve në hapësirat publike të Prizrenit. Për shkak të rrezikut nga pandemia COVID-19, autoritetet lokale dhe ato policore po ndërmarrin veprime për kufizimin e qëndrimit të tyre në këto hapësira. Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaçi, ka pohuar se të […]

​Haskuka: Ende nuk dihet burimi i infeksionit të 70 vjeçares nga Korisha

Dje në mëngjes një 70 vjeçare nga Korisha e Prizrenit ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive derisa po trajtohej për koronavirus. Për këtë, ende nuk dihet se kush ishte burimi i infeksionit me këtë virus, derisa ky fshat tash e katër ditë ndodhet në karantinë. Komuna e Prizrenit deri më tani ka shpërndarë 850 kuti […]

Maska mbrojtëse për fytyrë, donacion i vullnetarëve për spitalin e Prizrenit

Drejtori i spitali i përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Prof. Ass. Dr .Afrim Avdaj, nga një grup i vullnetarëve, sot  ka pranuar një donacion prej 40 maska për fytyrë për personelin shëndetësor. Në emër të grupit të vullnetarëve donacioni është dorëzuar nga Prof. Dr. Shaban Buza. “Maskat janë prodhuar në Printer 3 D […]

Dezinfektohen rrugët në Korishë

Një ditë pas vdekjes së një gruaje në fshatin Korishë të Prizrenit janë dezinfektuar rrugët dhe trotuaret e fshatit. Këtë e ka bërë të ditur Bujar Dakaj, kryetar i Bordit të kompanisë së pastrimit “Eko Regjioni”. Ky është postimi i plotë i Dakajt: Duke i shprehur ngushëllime familjes së të vdekurës nga fshati Korishë. Bëj […]

Prizren: Barnatoret kujdestare sot pas orës 17:00

Qeveria e Kosovës ka lejuar ushtrimin e veprimtarive të barnatoreve të licencuar prej orës 06:00 deri në ora 17:00. Pas kësaj kohe shërbimet barnatoret do t’i kryejnë në bazë të kujdestarive. Gazeta e Prizrenit, njofton se sot në Prizren do të kujdestarojnë  barnatoret:  

Një femër lëndohet në një aksident trafiku në Prizren

Një aksident trafiku me lëndime të rënda ka ndodhur në Prizren. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Turgut Ozall”. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete me ngasës mashkull dhe femër kosovarë. “Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit, ngasësja femër ka pësuar lëndime të rënda dhe është […]

Kuvendi i Prizrenit do të mbajë seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Sulltan Badalli, ka thirrur për ditën e enjte seancë të jashtëzakonshme të organit më të lartë legjislativ komunal. Në këtë seancë janë paraparë dy pika të rendit të ditës: Informatë rreth situatës së pandemisë Covid-19 dhe veprimet e ndërmarra nga komuna e Prizrenit, si dhe në pikën e dytë është […]