04-07-2025

Prizren

Malisheva kërkon daljen nga karantina

Pas 50 ditëve qëndrim, komuna e Malishevës kërkon daljen nga karantina. Kjo kërkesë vjen pasi, sipas Komunës, situata epidemiologjike me COVID-19 në Malishevë është përmirësuar. “Sonte, fshati Banjë u hoq nga karantina, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë. Radha është t’i hiqet krantinimi edhe Malishevës si tërësi, pasi gjendja është përmirësuar dhe nuk ka nevojë […]

Prizrenit i shtohen rastet e infektimit, komuna kërkon vazhdimin e karantinës

Në Prizren vazhdon të rritet numri i të prekurve me COVID-19. E pavarësisht kësaj, Gjykata Kushtetuese e ka nxjerr vendim jokushtetues që Prizreni është në Karantinë.  Mirëpo, ndryshe po mendojnë udhëheqësit nga kjo komunë. Të njëjtit thonë se Prizreni ende ka nevojë për Izolim, derisa të ketë numër më të vogël të të infektuarve. Por […]

Totaj i PDK-së numëron dështimet e VV-së në Prizren, prej pandemisë tek shkelja kushtetuese

Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari i degës së kësaj partie në Prizren, Shaqir Totaj ka lëshuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me menaxhimin e pandemisê dhe shkeljen e Kushtetutës. Ky është postimi i plotë i tij: Janë shqetësuese deklaratat dhe sjelljet politike të papërgjegjshme ditëve të fundit të partisë në pushtet. Kur janë në pyetje […]

Sot tre të infektuar me koronavirus në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sapo ka publikuar të rejat e fundit rreth koronavirusit në Kosovë. Edhe sot në Prizren janë shënuar edhe 3 raste të reja në Prizren, njëri nga fshati Gërnçar. Njoftimi i plotë: Sot më 02 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar […]

Ja kur del Prizreni e Suhareka nga karantina

Kosova ndër muaj po përballet me pandeminë COVID-19. Kjo pandemi bëri që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin një sërë masash në mënyrë që pasojat dhe përhapja e këtij virusi të jenë sa më të vogla. Kësisoj ministria e Shëndetësisë në disa raste mori vendim që disa komuna të futen në karantinë, në mënyrë që zbulimi i […]

Prizren: Arrestohet personi që përmes “Facebook-ut” ftonte për përgjakje

Policia në Prizren ka njoftuar për arrestimin e një personi i cili përmes rrjetit social Facebook ka kryer kanosje. Referuar raportit të policisë, ai dje ka ftuar njerëz për t’iu bashkangjitur që “me 02.05.2020 në ora 12:00 do ti vrasim të gjithë”. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

30 vjet nga tubimi për faljen e gjaqeve në Gjonaj të Hasit

Sot bëhen 30 vjet nga tubimi për faljen e gjaqeve në Gjonaj të Hasit. Atëkohë në Kodër të Pajtimit, në një tubim masiv gjithpopullor, ku morën pjesë qytetarë nga e gjithë Kosova, pos shtirjes së dorës së pajtimit, u dha edhe mesazhi për unifikim të shqiptarëve. Portali “GazetaePrizrenit” vitin e kaluar ka botuar një shkrim, […]

Shtyhet vendosja e Monumentit të Skënderbeut në Prizren, shkak COVID-19

Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe Drejtoria e Administratës e Komunës së Prizrenit, njoftojnë se vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, që ka qenë e planifikuar më, 6 maj 2020 në Prizren do të shtyhet, transmeton Gazeta e Prizrenit. Në komunikatë, thuhet se shkaku i shtyrjes është virusi Corona, i cili e ka bllokuar jetën shoqërore […]

Policia jep detaje rreth vrasjes së djaloshit në Prizren

23 vjeçari, Mendim Kurtishi nga Prizreni, vdiq dje si pasojë e plagëve që mori pas nga një zënke i goditur  me mjet të mprehtë. Policia sot ka dhënë edhe disa detaje shtesë për rreth kësaj vrasjeje, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, rasti ndodhi rreth orës 14:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet […]

Duda “diss” burrave: Pa femra në politik, sikurse të lexoni me sy gjysmë të mbyllur!

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka postuar një thënie interesante në profilin e saj në “Facebook”. Ajo ka përmendur inkuadrimin e fermave në skenën polit“Të mos e inkuadroni femrën në politikë është identike sikurse të ndërtoni shtëpinë me një dorë apo të lexoni librin me sy gjysmë të mbyllur”, ka thënë ajo.