26-04-2024

Prizren

Kryeministri Kurti vizitoi gjeneralin Bislim Zyrapi në Prizren, i uroi shërim të shpejtë

Kryeminiastri Albin Kurti, mbrëmë ka vizituar ish-shef i Shtabit Operativ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjeneralin, Bislim Zyrapi, i cili kishte kaluar disa ditë në gjendje kome dhe i intubuar. Me këtë rast Kurti i ka uruar shërim të plotë e sa më të shpejtë. “Mbrëmë, e vizitova Gjeneral Bislim Zyrapin, i cili po e […]

Afër 2.300 gjoba për kundërvajtësit në rajonin e Prizrenit

Drejtoria rajonale e Policisë Prizren, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 26.03.2024-01.04.2024 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni dimëror 2023’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna, raporton Gazeta e Prizrenit. […]

Ali Ahmetit i ndahet titulli “Qytetar Nderi” i Prizrenit, dekoratën ua dedikon bashkëluftëtarëve të UÇK-së

Në një mbledhje solemne, Kuvendi i Prizrenit sot shpalli Qytetar Nderi të Prizrenit, Ali Ahmetin, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), raporton Gazeta e Prizrenit. Dekoratën Ahmetit ia ndau, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë në ceremonie, në përvjetorin e 43-të të demonstratave të 2 prillit 1981. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësues […]

Ali Ahmeti do të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, sot do të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit. Ceremonia do të mbahet në Prizren, duke filluar nga ora 11:00.

Vetëvendosja në Prizren: Këto janë gënjeshtrat e Shaqir Totajt

Komunikata nga VV: 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave Në ditën e gënjeshtrave i kujtojmë 50 gënjeshtrat e kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ndaj qytetarëve të Prizrenit në fushatën elektorale të zgjedhjeve komunale në Prizren. Kryetari Totaj kishte premtuar se në 100 ditët e para të punës së tij në komunën e Prizrenit […]

Në Prizren arrestohen dy persona për tentimvrasje

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren për veprën penale vrasje në tentativë. PK-ja gjithashtu ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet që është përdorur në rastin. Ndërsa, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IO Lexo edhe: https://gazetaeprizrenit.net/prizren-vrasje-ne-tentative-policia-jep-detaje/

Foto: Valle e dikurshme me veshje tradicionale dhe def në Has

Atëkohë muzika nga defatoret ishte shumë e përhapur, por kjo tashmë i ka mbetur vetëm historisë së ceremonive të gëzimit në këtë rajon. ( Foto Janet Reineck )

Prizren: Vrasja në tentativë” , dorëzohen në polici dy të dyshuarit

  Në Prizren dy persona janë arrestuar për “Vrasje në tentativë”. Dyshohet se ata mbrëmë më datë 30 mars kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në Prizren në rrugën “Gani Saramati” rreth orës 22:40. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha […]

Prizren: Vrasje në tentativë, Policia jep detaje

Një person në Prizren ka raportuar se derisa ishte duke vozitur, një veturë tjetër i është afruar dhe nga e njëjta është shtënë më armë në drejtim të tij. Viktima ka thënë se në veturë ishin dy persona dhe se me njërin prej tyre ka pasur një mosmarrëveshje më herët. Policia njofton se është bastisur […]

A po forcohet LDK në Prizren? ( foto )

Aktivitetet e fundit e sidomos tubimi masiv i mbajtur në fillim të javës, për kremtimin e 34 vjetorit të themelimit të degës, që për dallim nga herët tjera ishte madhështor, kanë dhënë shenja për “ringjalljen” e LDK-së në Prizren. Ky subjekt që përbën forcën e tretë politike, pas Vetëvendosjes e PDK-së, kohën e fundit ka […]