12-09-2025

Prizren

Prizreni për investime kapitale shpenzon 6 milionë euro më pak nga planifikimi

Komuna e Prizrenit në vitin 2019 për investime kapitale ka shpenzuar 6 milionë euro më pak në raport me planifikimin që kishte bërë për këtë kategori buxhetore. Për përfaqësuesit e partive opozitare dhe aktivistët e shoqërisë civile në Prizren kjo shifër është tregues për performancë të pamjaftueshme të Ekzekutivit lokal për jetësimin e projekteve të […]

Borë në Prizren

Prej orës 11:00, Prizreni është përfshirë nga të reshura të dëborës, duke mbështjellë qytetin me një shtresë bardhësie, shkruan ”GazetaePrizrenit.net”. Njohës të bujqësisë, vlerësojnë se kjo është e mirëseadhur për shkak të thatësisë që ka mbretëruar.

Prizren: Gjurmët e objektit romak shkatërrohen në pritje të shtetit

Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit ka kërkuar nga organet qendrore dhe ato komunale mbrojtjen e lokalitetit arkeologjik në Sheshin e Lidhjes, me ndërmarrjen e masave adekuate për konservim dhe ruajtje. Sipas këtij këshilli, mbetjet arkeologjike në këtë lokalitet janë dëmtuar e shkatërruar si pasojë e mospërkujdesjes adekuate. Në anën tjetër, niveli qendror ka theksuar […]

Hyri ilegalisht në Kosovë, si ra siriani nga ura me lartësi 15 metra?

Një shtetas sirian 23 vjeç ka rënë nga ura në Autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’, si pasojë ka marrë lëndime serioze. Nga kjo urë me lartësi mbi 15 metra, mëngjesin e së hënës dyshohet se ka rënë një shtetas sirian. 23 vjeçari, A.Z, dyshohet se pak para se të arrinte në urën në fshatin Vërmicë, kishte kaluar […]

Ec Ma Ndryshe vlerëson se vendimmarrja e kryetarit të Prizrenit më 2020 është jotransparente

Vendimmarrja e kryetarit të Komunës së Prizrenit gjatë dy muajve të parë të vitit 2020 është jotransparente për publikun. ‘EC Ma Ndryshe’ përkujton se dy vite më parë, pas kërkesës së aktivistëve të shoqërisë civile për hapjen e mbledhjeve të qeverisë komunale të Prizrenit, kryetari ishte zotuar se të gjitha vendimet do të publikohen në […]

Erë e fortë edhe në Prizren

Erëra të forta kanë përfshirë nga paraditja edhe qytetin e Prizrenit. Deri tash nuk raportohet për dëme eventuale, shkruan GazetaePrizrenit.net.  

Prizren: Projekti për shumëkatëshen në afërsi të monumenteve përfundon në gjykatë

Projekti për një shumëkatëshe afër monumenteve në Prizren ka nxjerrë në pah ndasitë institucionale në raport me trashëgiminë kulturore. Nëse do të ndërtohet apo jo objekti pesëkatësh afër dy monumenteve, do të vendosë gjykata. Përplasja midis Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit sa u përket planeve për një ndërtesë të re në […]

 Sulmohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është sulmuar fizikisht në Prizren. Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Prizren: Grabiten katër shtetas të huaj

Para dhe dy telefona u janë grabitur katër shtetasve të huaj, pasi e kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë. Sipas policisë, dyshohet për pesë persona të panjohur si autorë të ngjarjes, shkruan Gazeta e Prizrenit. Viktimat janë sulmuar fizikisht. “Prizren 25.02.2020-09:00. Katër viktimat meshkuj shtetas të huaj, kanë raportuar se porsa kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, pesë të […]

Prizren: “Ec-i” kërkon argumentimin nga komuna para se të pritet lisi në Mullirin e Tabakhanës

OJQ “ Ec ma ndryshe” përmes një komunikate për media, ka thënë se komuna e Prizrenit përmes një njoftimi ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të bëhet prerja e një lisi në Mullirin e Tabakhanes, duke qenë se QRTK-ja ka vlerësuar se rrënjët e lisit paraqesin rrezik për murin dhe jazin në këtë […]