17-01-2026

Prizren

Foto e ditës: Bora në pemën e lulëzuar në Prizren

Prizreni sikur edhe pjesa e tjetër e vendit,  mëngjesin e sotëm u gdhi nga një mot i pazakontë për fundin e marsit, me temperatura minus, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Shtresa e hollë e borës, që ra po ashtu ka mbuluar lulet në pemët, të cilat kësaj radhe ka një javë që kanë lulëzuar.

Në Prizren sërish arrestime të pronarëve të lokaleve

Në Prizren edhe sot raportohet për dy raste, kur pronarët e lokalesh janë shoqëruar në Polici, për mosrespektim të masës së caktuar si preventivë kundër Koronavirusit nga Qeveria e Kosovës, raporton “Gazeta e Prizreni”. Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se në rrugën “Ismet Jashari-Kumanova, dje pasdite është arrestuar i dyshuar, pasi është takuar, në […]

Prizren: Ditë e frytshme, 14 lindje brenda 24-orëshit

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 14 raste të lindjeve. Ky përbën një numër të mirë të lindjeve, krahasuar me ditët paraprake, kur shifrat e lindjeve kanë shënuar rënie, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë femrat, pasi 8 nga foshnjat janë vajza. Do theksuar se gjatë […]

Tre persona nga Belgjika hyjnë ilegalisht përmes Shqipërisë në Prizren

Stacioni Policisë së Kosovës në Prizren, ka marrë informata nga qytetarët e fshatit Vërmicë të Prizrenit, se tre qytetarë kanë ardhur nga Belgjika dhe të njëjtit nuk janë në izolim. Këtë për “Betimi në Drejtësi” e konfirmoi prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Besim Susuri. Susuri tha se në fillim të dyshuarit kanë deklaruar se […]

Ndahet nga jeta mjeku prizrenas Oruč Karadolami

Ka ndërruar jetë papritmas dr. Oruč Karadolami, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren.  Ai ka qenë stomatolog, dhe një kohë edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e NDS-it boshnjak, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. I ndjeri një kohë ka qenë kryeshef i Shërbimit stomatologjik pranë QKMF-Prizren. Ishte anëtar i Këshillit Drejtues […]

Prizren: Një person kanoset me armë

Një person është ankuar për kanosje në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Edit Durham”, raporton Gazeta e Prizrenit. “Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull  kosovar e ka kanosur me armë zjarri. I dyshuari është shoqëruar në stacionon policor dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë me 10 […]

Vdekje e dyshimtë në Lubinjë të Poshtme të Prizrenit

Një mjek nga radhët e komunitetit boshnjak ka ndërruar jetë të martën në mëngjes derisa po shkonte në vendin e tij të punës. Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur se ky rast me urdhër të prokurorit është cilësuar si vdekje e dyshimtë. “Rasti ka ndodhur, sot rreth orës shtatë. […]

Prizren: Arrestohet edhe një pronar lokali  

Në Prizren edhe sot raportohet për një person të arrestuar, për mosrespektim të masës së caktuar si preventivë kundër Koronavirusit nga Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën e Kukësit. “Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje […]

Borë në Prizren

Sot, në orët e mëngjesit dhe pastaj prej orës 11:00, Prizreni është përfshirë nga të reshura të dëborës, shkruan ”GazetaePrizrenit.net”. Tashmë, që data shënon 24 mars, apo tri dit pas fillimit të pranverës, një mot i tillë vije pas ditëve të ngrohta të fillim marsit. Sipas njohësve, moti i ftohtë dhe dëbora nuk mund ta […]

Prizren: Shërbimet komunale ofrohen vetëm në mënyrë elektronike

Me qëllim të marrjes së masave preventive për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Komuna e Prizrenit njofton të gjithë qytetarët e saj se shërbimet administrative komunale tani e tutje do të ofrohen vetëm në mënyrë elektronike (online), duke i zëvendësuar shërbimet e ofruara deri më tani në Qendrën e Integruar me Një Ndalesë, nëpërmjet […]