17-11-2025

Prizren

Dy hajnave nga Prizreni nga 3 vjet burgim dhe nga 1.000 euro gjobë

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka dënuar me nga 3 vjet burgim dhe me nga 1000 euro gjobë dy të dyshuar, SH.K., dhe A.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “vjedhje e rëndë”. Të akuzuarit me iniciale SH.K. dhe A.B. gjykata i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar secilin veç e veç me dënimin […]

Disa prizrenas preferojnë ikjen drejt Kroacisë

“Autobusët që dikur mbusheshin me njerëz që ktheheshin nëpër shtëpi nga puna, tani po largohen të stërmbushur me kosovarë për të gjetur punë  larg shtëpisë”, kështu e fillon rrëfimin Afrimi derisa priste autobusin e linjës Prishtinë-Zagreb nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë. Derisa ndizte një pas një cigaret dhe kryqëzonte duartë, autobusi i linjës së […]

Fillon aksioni për pastrimin e Lumbardhit në Prizren

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prizrenit sot ka filluar aksionin e pastrimit të lumit Lumbardh dhe largimit të mbeturinave përreth shtratit të tij. Pjesa e lumit e cila do të pastrohet nga mbeturinat do të jetë nga pjesa e Marashit e deri te Parku i Qyteti me një gjatësi prej 2.5 kilometra. Komuna […]

Caktohet mbledhja e Kuvendit të Prizrenit për zgjedhjen e Kryesuesit

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit do të mblidhet të hënën që vjen, në një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet zgjedhja e kryesuesit, pozitë të cilën e synon pozita dhe opozita, shkruan  “Gazeta e Prizrenit”. Seanca e parë për këtë vit është thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Në rend dite do të […]

Muhaxheri: Nëse deri të dielën nuk ka marrëveshje, LDK tërhiqet nga negociatat

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe i pari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se nëse deri të dielën nuk arrihet marrëveshja në mes VV dhe LDK-së, partia e tj do të tërhiqet nga negociatat për të lënë të lirë partinë e parë të gjejë alternativa të tjerë për […]

Ky është çifti nga Suedia që u vra sot në Prizren

Durim Hadri dhe Suada Hadri nga Prizreni u gjetën mëngjesin e sotëm të vdekur në shtëpinë e tyre. Ata kishin ardhur para dy ditësh nga Suedia në Kosovë. Policia dhe Prokuroria në Prizren kanë thënë se dyshimet e para nga vendi i ngjarjes janë se çifti është vrarë me armë zjarri, raporton Gazeta Express Kishin […]

PDK në Prizren do të propozojë Sulltan Badallin, kryesues të Kuvendit të Prizrenit

Në takimin e mbajtur në mes të kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj me Grupin e Kuvendarëve të partisë së tij në organin më të lartë legjislativ të komunës, është arritur marrëveshje që, Sulltan Badalli, të propozohet për kryesues të Kuvendit të Prizrenit në seancën e jashtëzakonshme e cila është thirrur për […]

Lirohet nga paraburgimi “Burdushi”

Hysri Peqani, i njohur ndryshe si “Burdushi”, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati i tij mbrojtës, Asdren Hoxha. “Sot është liruar nga paraburgimi”, tha shkurtimisht ai, duke mos dhënë më shumë detaje. “Burdushi” ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren në muajin nëntor të vitit 2019. Ai ishte dënuar […]

Prizren: Prokuroria thotë se në trupat e të vdekurve u gjetën plagë nga një armë zjarri

Prokuroria Themelore në Prizren, ka konfirmuar për vdekjen e një çifti në një shtëpi, që dyshohet për vrasje. Themelorja thotë se sot është njoftuar policia se në rrugën “Jusuf Gërvalla” në lagjen Ortakoll në Prizren, në një shtëpi banimi janë gjetur dy persona pa shenja jete me inicialet D.H, dhe S.H, të cilët ishin bashkëshortë […]

Prizren: Policia gjen një armë në vendin e vrasjes së çiftit bashkëshortor, me të cilen dyshohet se është kryer vrasja

Zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, njofton se gjatë ekzaminimit në vendin e ngjarjes ku janë gjetur trupat e pa jetë të çiftit bashkëshortor në Prizren, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, me të cilen dyshohet se është kryer vrasja e viktimave. Çifti S.H. dhe D.H. dyshohet se janë […]