19-04-2024

Prizren

Kapet me pushkë gjuetie në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, arrestohet

Një person është arrestuar pasi është kapur me një pushkë gjuetie në pikëkalimin kufitar në Vërmicë të Prizrenit, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’. Referuar raportit 24-orësh të policisë, mbrëmë rreth orës 20:30, i dyshuari (K-Shqiptar) është shoqëruar në stacionin policor pasi që gjatë kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është […]

Rrahje masive mes nxënësve në Prizren (Video)

  Rrahje masive mes nxënësve në Prizren (Video) Ditë më parë nxënësit e një shkolle në Prizren janë përfshirë në një rrahje masive. Rrahja ka ndodhur afër një lokali që është hapur së fundmi pranë shkollës. Për t’i ndarë nxënësit e përfshirë në këtë përleshje fizike ka ndërhyrë sigurimi i shkollës. Ende nuk dihen shkaqet […]

Ndërroi jetë gazetari prizrenas, Nexhip Menekshe

Pas një sëmundje të shkurtër, gazetari prizrenas, Nexhip Menekshe, njëherësh drejtor i radios në gjuhën rome “Romano Avazo” ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare. Ai po ashtu ishte i angazhuar edhe në teatrin rom. Menekshe së fundi kishte probleme shëndetësore. Me këtë rast, redaksia e portalit “Gazeta e Prizrenit” u shpreh ngushëllime familjarëve, kolegëve […]

Prizren: Pasdite bllokohen pjesërisht dy rrugët kryesore për “Natën e Bardhë”

Sot në mbrëmje në Prizren mbahet ceremonia e hapjes së manifestimit kulturor, Nuit Blanche  (Nata e Bardhë). Sipas njoftimit kjo do të jetë hera e parë që një ngjarje e tillë do të mbahet në një qytet të Ballkanit. Për këtë disa rrugë të qytetit do të jenë të bllokuara përkohësisht për qarkullim të veturave dhe […]

Goditet një biçiklist nga një veturë, dërgohet urgjentisht në Spitalin e Prizrenit

Rreth orës 11:00 të ditës së sotme, në urën përballë Qendrës Tregtare “ Elkos”, është goditur nga një veturë një person biçiklist, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit, njoftojnë qytetarët të cilët na kanë dërguar edhe këto fortografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe njolla […]

Nusja rrah vjehrrit në Prizren, i bën për spital

Në Prizren është  arrestuar një grua pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrit e saj, duke i bërë për spital, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:30, ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta […]

Kurti: VV do t’i ketë gjashtë deputetë nga Prizreni

Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë në Kurillë të Prizrenit ka hapur zyrë të re të partisë, transmeton Klan Kosova. Albin Kurti, kryetari i kësaj partie tha se këto zgjedhje do të kenë më shumë deputetë në Kuvend nga qyteti i Prizrenit. “Në oborrin e shtëpisë familjare të Hysni Hysenit mbajtëm tubim publik me banorët e lagjes”. “Në […]

Rrahet nga pronari i lokalit,  por hakmerret duke ia djegur garazhin në Zhur

Një person pasi ishte rrahur nga pronari i lokalit dhe dy punëtorët  e tij, si shenjë hakmarrjeje ka vënë zjarrin garazhës së pronarit të lokalit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Rasti ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit, ku si pasojë e zjarrit, janë djegur një veturë, një motoçikletë dhe disa gjësende tjera. Sipas policisë, katër […]

Një e mitur lëndohet pas goditjes nga vetura në Prizren

Një vajzë e mitur është goditur dhe lënduar nga një veturë në rrugën “Tirana” në Prizren, Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:30. “Vozitësja femër K-Shqiptare me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësoren (femër K-Shqiptare) e mitur”, bëhet e ditur nga policia, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’. Pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit […]

Në Krushë të Madhe, sot nis festivali tradicional “Agrofesta 2019”

Në Krushë të Madhe, sot në ora 11:15 hapet festivali tradicional i perimekulturës ”Agrofesta 2019”, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’. Në këtë edicion ka aktivitete të ndryshme duke filluar nga hapja solemne e cila bëhet në ora 11 e 15 dhe duke vazhduar deri tek koncerti i këngëtarëve të njohur kosovarë MC Kresha dhe Lyrical Son, […]